Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtojnë mbështetje ushtarake Ukrainës nëse pushtohet nga Rusia. Deklaratën e ka bërë kreu i Shtëpisë së Bardhë Xho Bajden, gjatë një telefonate me homologun ukrainas, Zelenski. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden I ka konfirmuar sërish Ukrainës Ukrainës mbështetjen amerikane përballë kërcënimeve për pushtim nga Rusia.
Biden i ka thënë presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate “do të përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia sulmon ish-republikën sovjetike.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se gjatë një bisede telefonike dy liderët kanë vlerësuar përpjekjet diplomatike, duke nisur nga dialogu strategjik për stabilitet, Këshilli NATO-Rusi, si dhe dialogut përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”.
Të dhënat e inteligjencës amerikane tregojnë se Rusia ka bërë përgatitje për pushtim potencial në fillim të vitit 2022, dhe autoritetet në Kiev janë të shqetësuara se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në javët në vijim.
Biseda telefonike mes Bidenit dhe Zelenskyit vjen pas asaj mes Bidenit dhe Putinit më 30 dhjetor, në të cilën Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, nëse e pushton Ukrainën.
Ndërkohë që lideri i Kremlinit, ka thënë se sanksionet kundër Moskës do të përbënin 'gabim kolosal'.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ 11 shtatori, shefi i Pentagonit anulon marrëveshjen: Nuk ka negociata me terroristët, rikthehet dënimi me vdekje
3 Gusht, 12:53
-
SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme
3 Gusht, 12:14
-
VIDEO/ Biden sërish konfuz, momenti kur hipën në avion i vetëm! Harris ‘shtanget’
3 Gusht, 08:21
-
Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi
3 Gusht, 08:15
-
Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi
3 Gusht, 08:10
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
2 Gusht, 13:26
-
Kurti ngul këmbë për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, Perëndimi kundër! Osmani: Nuk do pyesim Vuçiçin
2 Gusht, 11:25
-
Përqafime dhe lot, Biden e Harris presin të burgosurit e liruar: Ne jemi SHBA, t’i kthejmë ata pranë familjeve (VIDEO)
2 Gusht, 08:21
-
SHBA njeh kandidatin e opozitës si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë
2 Gusht, 07:38
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17