TIRANË - Shqipëria mbetet vendi i parë kandidat për të pritur armët kimike nga Siria, që komuniteti ndërkombëtar ka vendosur të asgjësojë.
Operacioni mund të zhvillohet në bazën ushtarake të Qafë Mollës, pak kilometra larg Tiranës, ku mes viteve 2004 dhe 2007, nën kontrollin e autoriteteve amerikane, Shqipëria, asgjësoi 16 tonë gaz mustard, një armë kimike e tmerrshme, e trashëguar nga ushtria kineze.
Sot A1 Report, mundi të afrohej në bazën e Qafë Mollës, por në vend të strukturës ushtarake pa aktivitet, zbuloi se aty vazhdon grumbullimi i materialeve misterioze që ushtarakë dhe teknikë i lëvizin të mbrojtur me maska dhe tuta antikimike.
Në bazën ushtarake të Qafë Mollës ku nga viti 2004 deri në 2007 janë asgjësuar 16 tonë të mbetjeve nga armët kimike kineze, të vendosura në depozitat ushtarake të Shqipërisë, punohet ende.

(Në foto: Materiale misterioze në Qafë Mollë, të cilat depozitohen në kontenierë nga puntorë me maskë)
Kjo bazë e fshehur mes skarpateve të malit të Dajtit, vetëm pak kilometra nga Tirana, duket se është kandidate për të marrë armët kimike të mbledhura nga regjimi sirian për të cilat komuniteti Europian është angazhuar për ti asgjësuar.
Shqipëria është ndër vendet që mund të pranojë ti marrë këto mbetje e ti transportojë pikërisht këtu në Qafë Mollë, në të vetmin impiant në vendin tonë në gjendje për të realizuar operacionin delikat të asgjësimit.
“Kemi ardhur deri këtu të bindur se do të gjenim një bazë ushtarake jo aktive, por cuditërisht zbulojmë se brënda strukturës së Qaf Mollës aktivitetit është i intesiv”, thotë nga Qafë Molla, gazetari i A1 Report, Arsen Rusta. Sipas tij, baza është në duart e ushtarëve siç duket edhe në këto foto ekskluzive të realizuara nga A1 Report.
Në oborrin e bazës janë duke u transportuar qindra fuçi ngjyrë blu me përmbajtje të mistershme, siç shihet nga pamjet fuçitë janë ende në karrocerinë e kamionit ushtarak me ngjyrë jeshile, që cilat shkarkohen me anë të makinerisë pirun. Janë fuçi të reja por mbetet mister se çfarë përmbajnë ato.
Në të njëjtën bazë, transportohen edhe të tjera ngarkesa të mistershme, të vendosura në thasë të mëdhenj të mbushur plot me material misterioz të cilët magazinohen në stoqe, si fuçitë ngjyrë blu në brendësi të kontenierëve.
Thasët siç duket mbajnë material të rrezikshme, pasi veç ushtarëve që kanë të vendosur maskat e sigurisë, duket dhe dy teknikët të cilët mbajnë të veshur uniformën mbrojtëse ngjyrë të bardhë.

(Në foto: Fuçi e bidona në bazën kimike të Qafë Mollës të mbushura me lëndë misterioze)
Në bazë, veç ushtarëve janë të stacionuar edhe zjarrfikset, një autoambulancë si dhe masa sigurie të cilat nuk janë të zakonshme për një bazë ushtarake normale, por janë karakteristike për vendet ku ka depozita që përmbajnë substance kimike të rrezikshme.
Dy çisterna sigurojnë rezervën e naftës, ndërsa dy të tjera në ngjyrë të zezë përmbajnë të tjera material të rrezikshme për të cilat nuk dihet se çfarë kanë brena. Në bazën e rrethuar dallohet qartë dhe një sferë cilindrike e cila duket se është një konternier për gazin e rrezikshëm.
Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com