Bie avioni në aeroportin e New
Delhi, humbin jetën 10 persona

Bie avioni në aeroportin e New<br />Delhi, humbin jetën 10 persona
10 persona duke përfshirë edhe 3 anëtarë të ekuipazhit kanë gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit të një avioni në afërsi të aeroportit të New Delhit.
 
Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se në avion ishin pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kufijve të cilët humbën jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël këtë mëngjes, menjëherë pas ngritjes.
 
Aeroplani, po fluturonte në Ranchi dhe ishte duke u përpjekur për t'u kthyer pas një pengesë teknik që pilotët kishte vërejtur pesë minuta pas ngritjes.
 
Përplasja ndodhi disa momente pasi pilotët kishin humbur kontaktin me kontrollin e parë.
 
Burimet zyrtare thonë se aeroplani goditi një mur dhe u ul në një impiant të trajtimit të ujërave të zeza.
 
Avioni shpërtheu në flakë dhe pas rënjes në ujë ai është mbytur pothuajse tërësisht ku një pjesë e saj është zhytur.
 
 
Ministri i Shtetit për Aviacionit Civil, Mahesh Sharma ka thënë se hetimi është urdhëruar të nisë menjëherë.
 
Këto avionë janë përdorur shpesh edhe nga zyrtarë të lartë dhe ministra.
 
Avioni që u rrëzua kishte teknikë të lartë të cilët po fluturonin në Ranchi për të riparuar një helikopter.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët