Bie çmimi, ankohen fermerët e shalqinit në Divjakë: Është katastrofë, po e shesim nën kosto

Fushat e Divjakës janë të mbushura me shalqi. Me kamerën e Report Tv shkuam në fshatrat Mizë dhe Zharnec, aty ku fermerët janë në pikun e punës, duke vjelur prodhimin që duket se është i bollshëm. 

"Shalqini është i mbarë por çmimi nuk është i favorizueshëm. E sheshim me 15 lek/kg dhe me këtë çmim nuk fitojmë asgjë", shprehet një fermer.

Aktualisht tregu i shitjes nga fermeri tek grumbulluesi është 15 lek për kilogram. Fermerët ankohen se është ky çmim shumë i ulët, ndaj nga prodhimi nuk nxjerrin dot as shpenzimet.

"Çmimi është katastrofë, po e shesim nën kosto. Punëtorët duan lekë, tokat duhen plehëruar. I lutemi shtetit të vërë dorë sepse jemi të falimentuar", tha një tjetër fermer i zonës.

Përpos tregut vendas, shalqini i Divjakës eksportohet në shtetet fqinje. Një prej grumbulluesve pranon se çmimi nuk favorizon fermerët por këta të fundit diktohen nga kërkesa ne tregjet rajonale.

"Eksportojmë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, etj. Ne jemi të varur se na e vendosin ata çmimin", tha ai.

Kjo kulture bujqësore përben rreth 50% të të ardhurave për familjet fermere, ndërsa gjetja e tregut ka qenë gjithë shqetësim për ta.

Këtë vit janë mbjellë rreth 300 hektarë me shalqi në fshatrat Mize dhe Zharnec, me një prodhim prej 90 mijë kuintalësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2021 02:20

    Po eshte e natyreshme qe cmimi i shalqinit tani bie.Ketu ku jetoj une,jashte sezonit,cmimi shkon ne 10-11 $/shalqini (shalqini si i tere,jo Lb.).Tani shkon 3-5 $.Mini shalqinet shkojne nga 2.99-4.99$.Keni menduar t'i perpunoni,te nxirrni leng shalqini etj?

    Përgjigju
  • lui: 16/06/2021 23:43

    silleni ne itali. cmimi eshte minimumi gjysem euro per kg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS