Bie inflacioni, tregtarët: Pushimet po ulin shitjet! Ushqimet, çmime më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020

Inflacioni në vend, vijon të jetë në nivel anemik dhe shumë larg objektivit të Bankës së Shqipërisë. Në muajin qershor INSTAT raporton se inflacioni ishte 1.6%, nga 1.8% që ishte në vitin e kaluar dhe në muajin maj të këtij viti. Një nivel kaq i ulët dëshmon se ende ekonomia është nën sundimin e pandemisë. Por nga ana tjetër këto të dhëna tregojnë edhe për një konsum të ulët të popullatës.

Tregtarët shprehen se shitjet e tyre nuk janë përmirësuar, por ndikim në uljen e tyre tanimë po japin pushimet e sezonit veror pasi qytetarët janë të zhvendosur drejt bregdetit.

“Më poshtë ka rënë se më mirë nuk është. S’ka lëvizje sepse qytetarët ikin nëpër plazhe dhe s’ka punë”.

“Jemi dobët, sepse tani edhe pushimet, edhe vapa njerëzit kanë ikur në plazh, dhe presim që në shtator të ketë përmirësim”.

“Punë me dit, fare nuk po shesim”, thonë disa tregtarë.

Ndërkohë INSTAT thotë se shkak për këtë ulje të inflacionit është bërë ulja e çmimit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 2.4% si dhe e veshjeve dhe këpucëve krahasuar me muajin maj. Ulja e çmimeve për produktet e shportës sipas tregtarëve vjen si pasojë e prodhimit të bollshëm në vend.

“Sivjet ka bollëk ka më shumë produkte dhe artikuj. Ato janë cilësor dhe konkurrojnë. Mbizotëron malli i vendit, dhe kjo na favorizon pasi është më i freskët, më i lirë dhe më i pranueshëm nga klienti. Kur marrim furnizim zgjedhim cilësinë sepse është lirë malli”, tha tregtari.

Sakaq referuar raportit në terma vjetor, çmimet e ushqimeve janë rritur me 2.7% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, dhe shtrenjtimi më i madh është regjistruar tek produkti i patateve me 10.2%, tek vajrat dhe me 6,8 %, apo “fruta” me 3,9 %. Nga ana tjetër është shtrenjtuar me 2.5% edhe transporti për shkak të dy rritjeve të çmimit të karburantit, gjatë këtij viti.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)