Të dhënat zyrtare të përpunuara nga INSTAT tregojnë ulje të aksidenteve rrugore gjatë muajit tetor të këtij viti. Në total u shënuan 116 aksidente, nga 142 që u regjistruan në tetor 2024, duke reflektuar një rënie prej 18.3%.
Rënia e numrit të aksidenteve është e dukshme edhe në analizën 10 mujore janar-tetor, ku u regjistruar 1,144 aksidente, nga 1,370 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024, një ulje prej 16.5%.
Edhe numri i të vrarëve dhe të plagosurve reflekton të njëjtën tendencë. Personat e dëmtuar si pasojë e sjelljes së shoferëve ranë me 18% në tetor, nga 172 në 141. Të dhënat tregojnë se aksidentet e shkaktuara nga sjellja e shoferëve kanë pësuar një ulje të fortë gjatë vitit 2025.
Në tetor u regjistruan 94 aksidente me këtë shkak drejtuesin, nga 128 që ishin në tetor e vitit të shkuar, me 26.6% më pak. Ndryshe paraqitet situata për aksidentet e shkaktuara nga sjellja e këmbësorëve, duke shënuar rritje nga 14 aksidente në tetor 2024 në 22 në tetor 2025.
Të dhënat tregojnë një ulje të dukshme të aksidenteve rrugore në të gjitha grupmoshat e shoferëve gjatë vitit 2025, me rënien më të fortë te të rinjtë nën 24 vjeç. Në tetor 2025, aksidentet e shkaktuara nga drejtues deri në 24 vjeç ranë me 34.4%, duke zbritur nga 32 raste në tetor 2024, në 21.
Edhe grupmoshat e tjera shënuan rënie. Tek 25–34-vjeçarët me 9.1%, tek 35–44 vjeç me 22.2%, ndërsa po ashtu ulje edhe moshat më madhore. E njëjta prirje është vënë re edhe në analizën 10 mujore.
Një nga treguesit më të rëndësishëm lidhet me drejtuesit që largohen nga vendi i aksidentit. Në tetor e këtij viti, ky numër zbriti në zero, nga 3 raste që u regjistruan një vit më parë. Ndërkohë, në 10 muaj shifrat flasin sërish për ulje të largimeve, nga 35 që ishin në janar-tetor 2024 në 16 gjatë këtij viti.
Komente










Sokol fillove prep ti nga lojrat? Viti 2025 eshte katastrof me nr viktimash-30% me shume se 2024. Kurse ti thua "ka rene tetorit". Si nuk ke pak cipe qe shkruan keto mashtrime!!! V.O. e di qe nuk e publikoni komentin
Përgjigju