Një automjet ka rënë në lumin Buna në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.20 minuta të ditës së sotme, kur automjeti është përlasur me barrierrat anësore të rrugës duke përfunduar në ujërat e lumit Buna.
Nuk ka persona të plagosur nga kjo ngjarje, megjithatë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet.

Automjeti që ra në lum, ishte duke hyrë për në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që dyshohet se shkak i rënies në ujë mund të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke udhëtuar drejtuesi i automjetit.

Automjeti tip Opel me targë Sh 3992 E, i drejtuar nga 24 vjeçari V. Dibra si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka përfunduar në ujërat e lumit Buna.

I riu i cili po lëvizte i vetëm në automjet, fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë pa pasoja, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet mbi kete aksident.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO