Bie 11% numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri

Bie 11% numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri

Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, teksa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon, përkundrazi.
INSTAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë.

Vënia e një tarifë të re në rrugën e Kombit dhe përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, i kanë dekurajuar bizneset e Kosovës të vijojnë aktivitetin në Shqipëri.

55 ndërmarrje nga Kosova e kanë mbyllur aktivitetin vitin e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.
Ndërmarrjet nga Kosova ishin në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vitin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të njëjtit komb u angazhuan në mbledhje të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndodhur.

Një anketim që qeveria e Kosovës bëri ketë vit me bizneset atje për evidentuar pengesat në eksport, Shqipëria zuri vendin e dytë pas Serbisë për pengesat e larta.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vlerësuar pengesa kryesore ato jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare iu kërkojnë kopjen origjinale (ose kopjen e noterizuar) të Certifikatës së Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar. Procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës për sektorin e birrës, janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Klubi i Prodhuesve muaj më parë pati paralajmëruar edhe protestë për bllokimin e pikës doganore me Shqipërinë, por që kjo protestë u shtyu me shpresën që qeveria e Shqipërisë të ketë kohën për reflektim për zgjidhjen e barrierave tregtare, por që protesta ende mbetet si një mundësi reagimi./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/06/2019 08:37

    Kush u’a ka fajin që u hapën bithësh duke u tërhequr? Shteti ka ligje! Përmbaju ligjit dhe vazhdo aktivitetin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës