Një fëmijë 13-vjeç ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Përrenjas, pasi ra në një gropë me ujë dhe u mbyt.
Sipas policisë në fshatin Katjel E.D. 13 vjeç dyshohet se ra aksidentalisht në gropën me ujë dhe për pasojë humbi jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Report Tv siguron pamjet nga gropa ku humbi jetën 13-vjeçari në Përrenjas. I mituri ra aksidentalisht në gropën me ujë nga nuk mundi të dal dot duke humbur jetën.
Komente

