Një grua e moshës 67 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

67-vjeçarja me iniciale P. P., banuese në fshatin Grykë Zezë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e banesës së saj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

"Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.