Një grup majmunësh kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja një leopard, pasi ra në një pus 7.6 metra të thellë. Majmunët vunë re leopardin brenda një pusi prapa tempullit Sikar, Rajasthan në Indi dhe menjëherë filluan të kërcenin dhe bërtisnin.
Vizitorët në tempull shkuan tek pusi të tërhequr nga sjellja e pazakonte e majmunëve, të cilët e gjetën kafshën në fund të pusit, brenda në ujë. Rojet e pyllit u thirrën në vendngjarje dhe nisën misionin e shpëtimit duke përdorur shkallë.
Pas disa përpjekjeve leopardi arriti që të kapte shkallën dhe e përdori për tu ngjitur lart. Operacioni i shpëtimit zgjati rreth një orë. Sapo doli nga pusi kafsha vrapoi drejt xhunglës. Ajo nuk sulmoi asnjë fshatar apo kafshë shtëpiake në fshat.