Kjo është Altea, 2 vjeçarja e cila aksidentalisht ra në një tenxhere me qumësht dhe ka pësuar djegie në rreth 70% të trupit.

Familja e saj nga qyteti i Peqinit, ishin duke punuar kur motra 16-vjeç sapo kishte valuar qumështin dhe Altea ra brenda tenxheres dhe u soll me shpejtësi në Spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë.

Babai i 2-vjeçare apelon për ndihmë
Babai i saj, Shefit Jubi me lot në sy, tregon se si vajza e vogël u dogj pasi po priste të hante një vezë.

“Fëmijët thonë që ka qenë duke ecur nga mbrapa dhe ka rënë në qumështin që sa kishte dalë nga zjarri. Ishte mësuar që hante vezë çdo mëngjes, dhe vajza 16 vjeçare i kishte vënë vezë, dhe ajo ka ecur mbrapsht për të shmangur motrën”, thotë Shefiti.

Shefit Jubi thotë se Altea është djegur në 70% të trupit.

“Deri sot më thonin 40% por ajo qenka djegur në 70-80% të trupit”, thotë Shefiti me lot në sy.

2-vjeçarja për shkak se ka rënë në qumësht të sapo nxjerrë nga zjarri ka pësuar djegie thuajse në gjithë të trupin. Djegiet i kanë prekur edhe organet jetësore, mes tyre edhe veshkat. Mjekët thonë se Altea nuk mund të lëviz për shkak të gjendjes kritike.

Ndërkohë Shefit Jubi bën apel për ndihmë vetëm që 2-vjeçarja të arrij ti mbijetojë plagëve të marrë nga djegiet

“Na thanë për një ilaç që kushton 1 milion, këtë radhë e paguan shteti por herët e tjera duhet ta paguajmë vetë.

Dua ndihmë që të shpëtojë goca. Nuk ma bën zemra të them dua lekë se më duket sikur do më marrin për mashtrues, por unë nuk kam bukë të ha. Lekët i dua vetëm për gocën, të shpëtojë goca, nuk dua asgjë tjetër”, shprehet babai i dy vjeçares.
 
Familja e saj fton çdokënd që mund ta ndihmojë ta kontaktojë në numrin e telefonit 0692351673, ndërkohë që babai dhe motra e 2-vjeccares me lot në sy presin përgjigje nga mjekët për shëndetin e vogëlushes.

femija i djegur
   2 vjeçarja e djegur nga qumështi

femija i djegur
   2 vjeçarja e djegur nga qumështi

femija i djegur
  2 vjeçarja e djegur nga qumështi


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com