Një 44-vjeçar është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 12 në Durrës  Policia bën me dije se 44-vjeçari me inicialet I.L., 44 ndodhet në spital nën kujdesin  e mjekëve.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.