Rreshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot rrugët e Beratit.

Të gjitha akset e rrugëve janë të bllokuara nga prezenca e ujit.

Ka mjaftuar rreth një orë shi me intesitet të lartë për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit të Beratit.

Kanalet janë bllokuar dhe nuk funksionojnë më.

Uji i përrenjve ka dalë nga shtrati dha ka vërshuar drejt qendrës dhe lagjeve të Beratit, për shkak se kanalizimet e ujërave të bardha kanë dalë jashtë funksionit.

Si pasojë e këtyre reshjeve është shembur rruga kryesore në qendër të Beratit.

Shembja e rrugës ka ardhur si pasojë e prurjeve të ujërave te bardha që kalojnë nën tokë.

Punonjësit e bashkisë dhe të repartit zjarrfikës si dhe policia kanë mbërritur në këtë aks rrugor dhe po punohet për pastrimin dhe rregullimin e rrugës së shembur.