'Bie' poshtë miti për çokollatat: Nuk shkaktojnë akne

'Bie' poshtë miti për çokollatat: Nuk shkaktojnë akne

Foto ilustruese

Keni dëgjuar shumë herë që duhet ta rralloni konsumimin e çokollatave pasi përveç kalorive të shumta, mund t’ju shkaktojë edhe akne. Mirëpo një studim ka vërtetuar që kjo është një teori pa baza.  Për një muaj rresht shkencëtarët i dhanë disa personave biskota që përmbanin çokollatë dhe disa të tjerëve biskota me çokollatë të rreme.

Ata konstatuan që nuk kishte asnjë ndryshim midis dy grupeve. As çokollata dhe as yndyra nuk kishin asnjë efekt tek aknet. Dermatologë nga universiteti i “Neë York”-ut pohojnë se nuk ekziston asnjë dëshmi që grupi i caktuar i ushqimeve ndikon keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi që çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.

Miti i çokollatave dhe akneve mesa duket është krijuar gjatë periudhës së gjimnazit, kur nga puberteti shfaqen aknet, dhe këtë fenomen e kemi lidhur me konsumin e çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur