Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë presidentit, Aleksandar Vuçiç për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve për deputetë.
Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”, shkruan politika.rs.
Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë. Ndwrkaq më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Vuçiç.
E gjitha kjo eshte nje farse e Serbise ler te mos nenshkruar marreveshjen sipas propozimit te fu dit te EU USA. Tani Serbia do thote skemi qeveri, pas zgnedhjeve kur te formohet qeveria e re do te procedoje me mareveshjen.
Përgjigju