Bie sinjali SOS për teatrin “Migjeni”
Ja letra e punonjësve për autoritetet

Bie sinjali SOS për teatrin “Migjeni”<br />Ja letra e punonjësve për autoritetet
SHKODER-  Bie sinjali SOS për teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Shumë shpejt do pushojë së ekzistuari. Në një letër të drejtorit Edmond Angoni drejtuar kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro thuhet se teatri ‘Migjeni” nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjente pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja. Fjala është për degradimin total të atij teatri në çdo pjesë të mundshme.

Në raportin për gjendjen fizike të teatrit thuhet se: “sistemi elektrik i ndërtuar qysh në vitin 1958 është tejet i amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik si linjat kryesore në sallë, holle dhe skenë që nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri ku gjendjen më të vështirë e bën mosfunksionimi i hidranteve”. Duke vijuar më tej thuhet se: “kuadri kryesor elektrik është jashtë çdo kushti teknik, me pasoja rënie rryme të personelit dhe burim zjarri.

Përsa i përket akomodimit të publikut gjatë shfaqjeve të ndryshme është e domosdoshme dhe imediate ndërhyrje totale në sallë me të gjithë elementet e saj duke filluar konkretisht nga: amortizimi total i ndenjësve, prodhim i viteve 1975, sistemi i ngrohjes edhe pse kaldaja është në gjendje të mirë ka konsum të madh dhe rendiment mjaft të vogël duke mos realizuar ngrohjen për arsye se ka humbje si rezultat i mungesës së katramave në pullaz.

Si rezultat se ngrohja me ujë nuk realizohet pasi sistemi i tubacionit është i vitit 1958 dhe i amortizuar totalisht, kaloriferët janë jashtë funksionit, salla nuk ka sistem uji dhe kalorifer dhe tubat e ujit janë të amortizuar” – bëhet e ditur në këtë raport. Për këto arsye kërkohet që në teatrin e Shkodrës të mos zhvillohet më asnjë shfaqje çka do të thotë që ky teatër duhet të mbyllet për shkak të gjendjes kritike. Ky raport është i firmosur nga vetë drejtori Edmond Angoni, përgjegjësi teknik Arben Meshnuni dhe inspektori i skenës Sabah Baxha. Letra me të tre firmat ka mbërritur në zyrën e kryebashkiakut Lorenc Luka dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe tashmë duhet pritur se çfarë mund të ndodh në ditët në vijim.  

Në buxhetin e Bashkisë për 2015-ën nuk ka investime për teatrin “Migjeni”!
Edhe në buxhetin e Bashkisë Shkodër për 2015-ën nuk ka të parashikuar të tilla investime për teatrin “Migjeni”. Ndaj në këtë mënyrë ndoshta në ditët në vijim pas këtij raporti duhet të presim mbylljen e teatrit më të vjetër shqiptar ku arti nisi hapat e parë në Shqipëri. Teatri “Miegjeni’ për ironi të fatit këtë vit në të cilin po kërkohet të mbyllet si shkak i amortizimit të rrjetit elektrik ka 66 vjetorin e krijimit ndërkohë që vitin e kaluar u festua jubileu i 65-vjetorit që riktheu dramën me të cilën edhe personifikohet “Gjaku i Arbrit”. Pavarësisht historisë më të pasur e ndritur që ka ky teatër, gjatë këtij viti nuk parashikohen që të ketë investime të mëdha. Janë parashikuar vetëm shpenzimet operative të gjithmonshme apo paratë për ndonjë aktivitet por jo ndonjë investim madhor.

Në këtë mënyrë kjo kërkesë e drejtorisë së teatrit “Migjeni” për momentin nuk ka një zgjidhje. E vetmja mënyrë mund të jetë përmes ndonjë fondi emergjent që mund të jepet nga Këshilli i Bashkisë Shkodër në mbledhjen e 25 shkurtit të këtij viti ku pritet të miratohet edhe krejt buxheti i 2015-ës ose një investim i Qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës. Të dyja këto është e vështirë që të ndodhin ndaj me shumë siguri teatri ose do të duhet të mbyllet duke mos bërë më prova për shfaqje e po ashtu të mos ketë asnjë dramë, komedi apo concert osetë rrezikojmë që të bie ndonjë zjarr që mund të sillte pasoja të pallogaritshme.

Aktorët kundër mbylljes së teatrit “Migjeni”
Aktorët e teatrit “Migjeni” edhe pse ende nuk janë prononcuar për këtë çështje mësohet se janë totalisht kundër mbylljes së teatrit “Migjeni”. Përveçështje mësohet se janë totalisht kundër mbylljes së teatrit “Migjeni”. Përveçse duhet të mbesin pa punë nëse teatri mbyllet, janë kundër këtij veprimi edhe për shkak të historisë që mbart mbi supe ky teatër e cila është trashëguar ndër breza deri tek aktorët e sotëm të teatrit. Në këtë mënyrë burime pranë disa prej aktorëve më të njohur që kanë një jetë në teatrin “Migjeni” duke ushqyer me plot emocione positive qytetarët e Shkodrës përmes shfaqjeve të ndryshme janë kundër mbylljes së teatrit dhe kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë, një investim për rikonstruksionin e rrjetit elektrik.

Alarmi për teatrin prej 15 vitesh!
Ka të paktën 15 vite mos më shumë që përflitet për gjendjen e mjeruar të teatrin “Migjeni”. Përveç emrit dhe ndonjë komedie a ndonjë dramë një herë në vit. Atij teatri nuk i ka mbetur asgjë. Disa here situate është bërë prezente edhe nga mediat por duket se alarmed kanë rënë në vesh të shurdhër. Teatri “Migjeni” pothuajse ka humbur gjithçka përveç traditës dhe historisë që ka e po ashtu pranisë së aktorëve të mrekullueshëm si ata të estradës profesioniste por edhe aktorët e zhanrit dramatik duke shtuar këtu edhe disa aktorë të rinj që kanë se nga kush të marrin eksperiencë. E vetmja gjë që ka munguar janë investimet. Asnjëherë në atë teatër nuk janë bërë investime serioze edhe pse mundësitë kanë qenë disa herë. Edhe kur ka patur projekte serioze apo mundësi financimi, dikush në Bashkinë Shkodër ka përzier punën deri aty sa të mos përftohen. Në këtë mënyrë ndër vite Bashkia vetëm ka dhënë rrogat skandaloze për aktorët dhe asnjëherë nuk ka menduar për ta rigjallëruar teatrin “Migjeni” që mos shumë i ngjan një morgue se sa një teatri. Në këtë mënyrë tashmë ndodhemi në këtë situatë ku në teatrin e Shkodrës nuk duhet të bëhen më prova e shfaqje sepse rrezikon të digjet. E gjitha kjo nga neglizhenca dhe mungesa e dëshirës për ta shndërruar teatrin ashtu siç duhet e për t’i dhënë imazhin që meriton.


LETRA PER TEATRIN
          (Në foto letra drejtuar Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro) 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti