Zjarri i rënë mbrëmjen e së dielës në një kompleks bagëtish në Torovicë të Lezhës, ka shkaktuar dëme kolosale.
 
Nga përllogaritja e dëmeve ka rezultuar se dëmi i shkaktuar në biznesin e Prend Jakut kap një vlerë prej 7 milion lekësh të reja, pasi brenda stallës është djegur gjithçka.
 
Nga hetimet e kryera është bërë e ditur se janë djegur të gjalla 16 krerë lopë, 60 derra si dhe disa bagëti tjera të imta.
 
Si pasojë e flakëve nuk shpëtoj asgjë, madje edhe e gjithë baza ushqimore u shkrumbua plotësisht.
 
Përshkak të distancës së largët dhe rrugës tejet të amortizuar zjarrfikësit e patën të pamundur për të mbërritur në kohë, duke e gjetur stallën të djegur plotësisht ndërsa penguan deportimin e flakëve përreth banesave të zonës.
 
Zjarri nisi në qendër të stallës, por u përhap me shpejtësi përshkak të pranisë së barit të thatë brenda sajë. Në një kohë të shkurtër në flakë u përfshi e gjithë stalla, duke mos u dhënë mundësi familjarëve për të nxjerrë bagëtinë jashtë.
 
Ndonëse kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit, familja Prendi e pa stallën duke u shkrirë para syve të tyre në pamundësi për të bërë asgjë.
 
Pronari kësaj ferme Prend Jaku ka bërë të ditur se tashmë ka marrë fund e gjithë ekonomia e tij familjare dhe mundi i shumë viteve punë.
 
Hetimet e para kanë nxjerrë si shkak të rënies së zjarrit luhatjet e energjisë elektrike në llambat e ndezura, që kanë provokuar plasjen e njërës prej tyre duke provokuar zjarr në dengjet e barit të thatë. Nga ana tjetër situata është ndjekur edhe nga Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës.


zjarri

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)