Viti 2016 shënon një rënie drastike të fitimeve që kompanitë në pronësi të shtetit kanë derdhur në buxhetin e shtetit. Report TV ka zbardhur fitimet e derdhura në buxhet nga 9 kompanitë kryesore shtetërore, ku bëjnë pjesë portet, Operatori i Transmetimit të Energjisë, Enti Rregullator i Ujit apo Shtypshkronja e Letrave me Vlere.
Deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar, kompanitë shtetërore kanë derdhur në total vetëm 84 milionë lekë fitime, afërsisht 800 mijë dollarë. Shifra është rreth 8 herë më e ulët se në fundin e vitit 2015, kur këto kompani kanë derdhur një fitim total prej 529 milionë lekësh, rreth 5 milionë dollarë.
Ndërkohë që viti rekord ka qenë 2014-a kur kompanitë shtetërore kanë derdhur një fitim prej 1.3 miliard lekësh, afro 13 milionë dollarë.
Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, rezulton se Qendra Tregtare per Zhvillim ka derdhur 7 milionë lekë fitime deri më 31 nëntor 2016. Regjistri Detar Durres ka derdhur 3 milionë lekë fitime. Po 3 milionë lekë fitime ka derdhur edhe Porti i Sarandës, ndërsa ai i Vlorës ka derdhur vetëm 2 milionë lekë gjatë 11 muajve të vitit.
Operatori i Sistemit te Transmetimit të energjisë elektrike ka derdhur 3 milionë lekë, ndërsa Enti Rregullator i Sektorit te Furnizimit me Uje 9 milionë lekë. Shtypshkronja e Letrave me Vlere është shoqëria që ka derdhur më shumë fitime, me një total prej 46 milionë lekësh.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO