Bien lindjet në Shqipëri, 10% më pak fëmijë se në vitin 2022, Gjirokastra me numrin më të ulët

Popullsia e vendit tonë po shkon drejt tkurrjes sistematike të popullsisë për shkak të rënies së lindjeve. Raporti më i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se vitin paraardhës kur u regjistruan 24.688 lindje.

Numri më i ulët i lindjeve është shënuar në Gjirokastër me 380, duke u pasuar nga Kukësi me 667 lindje dhe Berati me 818.

Edhe për vitin që lamë pas, qarku me shtesën natyrore më të lartë, është Tirana. Nga të dhënat mbi treguesit demografikë nga Instituti i Statistikave, në vitin 2023 pati 8144 lindje.

Por pozitiv në raportin më të fundit të INSTAT, është fakti se numri i vdekjeve është më i ulët se sa ai i lindjeve, krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2023 ndërruan jetë 20.034 persona, nga 24 mijë në vitin 2023.

Përgjatë vitit që lamë pas, të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënojnë rënie të numrit të vdekjeve. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 458, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 5118 vdekje, pasuar nga Fieri me 2176 humbje jete.

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 13/02/2024 11:04

    Kush do beje femije, rinia ka ikur e gjitha ne emigracion.

    Përgjigju
  • Parajsë për taksa: 13/02/2024 08:07

    Rritja ekonomike të jetë mirë kjo ka rëndësi. Fëmijët le ti bëjnë Bangladeshasit e fuqisë punëtore.

    Përgjigju
  • Gjirokastra edhe aty kursen: 13/02/2024 02:29

    Po falas eshte o gjirokastrit... leshoje doren ????

    Përgjigju
  • LaliLeku: 13/02/2024 00:05

    Kjo normalisht duhet te jete pozitive per rritjen evmetejshme te pronave.

    Përgjigju
  • Alb: 12/02/2024 23:30

    Per ca me ba femi per boten. Iken rinija tu punu per boten e jo per shqipnin

    Përgjigju
  • NORMAL: 12/02/2024 22:09

    SEPSE TE GJITHE SHQIPTARET KAN IK DHE NGA ISTATI I POPULLSISE QE SKA DAL NGA TURPI (PRA 1.4 MLN BANOR) QE BANOJNE NE SHQIPERI. 700 800 MOJ JAN PENSIONISTA DHE 700 MOJ TE TJERE JAN NJEREZ TE TE GJITH GRUP MOSHA

    Përgjigju
  • Partia: 12/02/2024 21:18

    E kemi nga mirëqenia që na jep qeveria jonë e zemrës. Skemi kohë për se4s.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur