Bien ortekë dëborë në aksin Bogë-Theth, ARRSH jep detaje për situatën në rrugë

Bien ortekë dëborë në aksin Bogë-Theth, ARRSH jep detaje për situatën në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në zonën e Thethit, vijojnë që të bien ortekë dëbore. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Facebook shihen sesi bora e rënë një rrugë herë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth. Sakaq mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.

“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin! Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks! Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem', thuhet në njoftimin e ARRSH.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Francë/ 218 kandidatë të majtë tërhiqen nga raundi i dytë

Zgjedhjet në Francë/ 218 kandidatë të majtë tërhiqen nga raundi i dytë