Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në zonën e Thethit, vijojnë që të bien ortekë dëbore. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Facebook shihen sesi bora e rënë një rrugë herë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth. Sakaq mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin! Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks! Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem', thuhet në njoftimin e ARRSH.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)