Velipoja është gati të mirëpresë një tjetër fundjavë me më shumë hapësira për pushuesit. Dy plazhe të reja të menaxhuara do t’u shtohen plazheve publike pa pagesë, të cilat këtë sezon kanë një sipërfaqe më të madhe krahasuar me një vit më parë.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka thotë se plazhet e menaxhuara janë përcaktuar që të jenë afër plazheve publike në mënyrë që e gjithë infrastruktura t'o shërbejë edhe atyre.

“Dy plazhet më të reja të menxhuara nga Bashkia Shkodër do të jenë të aksesueshëm në fundjavë. Janë plazhe me të gjitha kushte. Këto plazhe nuk janë pjesë e plazheve publike. Plazhet e menaxhuara janë përcaktuar që të jenë afër plazheve publike në mënyrë që e gjithë infrastruktura që i shërben atyre të jenë në funksion edhe të plazheve publike pa pagesë”, tha Alban Preka.

Me çmime më të përballueshme, kushte optimale dhe një kombinim mes plazheve publike dhe atyre të menaxhuara, Velipoja synon t’u ofrojë vizitorëve një eksperiencë sa më të mirë.