Bienalja e Arkitekturës 2023, Ministria e Kulturës hap garën! Kandidatët mund të jenë edhe të huaj, eksperienca të ngjashme të mëparshme janë vlerë e shtuar

Bienalja e Arkitekturës 2023, Ministria e Kulturës hap garën! Kandidatët mund të jenë edhe të huaj, eksperienca të ngjashme të mëparshme janë vlerë e shtuar

Bienalja e Arkitekturës 2023

Është shpallur sot nga Ministria e Kulturës thirrja për paraqitjen e projekteve që mund të prezantojnë pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës  2023 (Venecia, edicioni 18-të)  nën temën “Laboratori i së ardhmes”. Vonesa ,  si shpjegoi  ministrja e Kulturës, Elva Margariti nga Teatri i Operas, për shkak të kërkesës që është bërë për të pasur një hapësirë më të gjerë se ajo në Bienalen e Artit. Hapësira e dedikuar do të jetë 280 metra në katror, me koston 220 mijë euro (pa TVSH). Në garë do të mund të pranohen kandidaturat e huaja dhe ato shqiptare, ku ekipi (studio arkitekturore), që kanë si pjesëtarë njerëz me përvojë në Bienale të ngjashme, janë inkurajuar përmes fjalës së ministres të marrin pjesë.

Pse ‘Laboratori i së ardhmes’?

Tema e kësaj Bienaleje “The laboratory of the future” është përzgjedhur nga kuratorja e edicionit të 18-të Lesley Lokko, e cila e ka motivuar zgjedhjen e saj si vijon:

"Teknologjitë e reja shfaqen dhe zhduken vazhdimisht duke na dhënë pamje të pafiltruara të jetës në pjesë të globit që ndoshta nuk do t'i vizitojmë kurrë, aq më pak do t'i kuptojmë. Por, të shohësh afër dhe larg në të njëjtën kohë, është gjithashtu, siç e kanë thënë Du Bois dhe Fanon, një formë e "vetëdijes së dyfishtë", konflikti i brendshëm i të gjitha grupeve tË varura apo të kolonizuara, që përshkruan pjesën më të madhe të botës, jo vetëm "atje" në të ashtuquajturat botë në zhvillim, të treta dhe arabe, por edhe “këtu”, në metropolet dhe peizazhet e veriut global. Në Evropë flitet për pakicat dhe diversitetin, por e vërteta është se pakicat perëndimore janë shumica globale, diversiteti është norma jonë. Ka një vend në këtë planet ku të gjitha këto çështje të drejtësisë, racës, shpresës dhe frikës bashkohen dhe ndërthuren (shkrihen). Afrikë. Antropologjikisht ne jemi të gjithë afrikanë. Dhe ajo që ndodh në Afrikë, na ndodh të gjithëve.”

Ky edicion i Bienales do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit sot. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 18-të duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitekturë.

Faza e parë e përzgjedhjes së 3 projekt-ideve më të mirë zgjat deri në 18 dhjetor. Ndërsa shpallja e fituesit bëhet në 23 dhjetor. Referuar rasteve paraprake, zbatimi i projektit mendohet të shkojë në vlerën 60 mijë euro.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë