Bienalja e Torinos vjen në Muzeun 
e Tiranës, 18 artistë janë shqiptarë

Bienalja e Torinos vjen në Muzeun <br />e Tiranës, 18 artistë janë shqiptarë
TIRANE- Shqipëria dhe më konkretisht Muzeu Historik Kombëtar janë zgjedhur që të jenë këtë vit si vendi mikpritës për Bienalen “Stemperando” ku janë prezantuar veprat e 43 artistëve, nga të cilët 18 janë artistë shqiptarë.

Ky lajm u bë publik pas ceremonisë së hapjes së edicionit të VI të Bienales Ndërkombëtare të Veprave të artit në Torino, “Stemperando”, ku gjatë së cilës u çel edhe një ekspozitë e cila erdhi si një nismë e kuratorit shqiptar z. Alfred Milot Mirashi dhe z. Anselmo Villata drejtor i Institutit Kombëtar të Artit Kontemporan në Itali.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Artit Kontemporan në Itali Anselmo Villata i shprehu kënaqësinë e tij drejtorit të MHK, Melsi Labit që edicioni i këtij viti kishte si vend mikpritës Shqipërinë, si vlerësim për të gjithë artistët shqiptarë për veprat e tyre të artit. Bienalia Stemperando do të qëndrojë e hapur në Torino nga datat deri më 8 mars, ndërkohë që do të vijë në Tiranë për publikun shqiptar nga datat 8 Prill- 10 Maj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj