Biftek shtëpie në formë qoftesh me djathë bebe e perime të tiganisura nga znj. Albana

Biftek shtëpie me domate dhe djathë bebe

Përbërësit:

  • 500 gr mish tul
  • 3 copë djathë bebe
  • 100 ml qumësht
  • 100 ml ujë të vakët
  • 1 kokërr vezë
  • 1 fetë bukë të bardhë
  • 2-3 domate të kuqe
  • 500 gr bizele
  • 500 gr patate të vogla
  • 1 tufë koper
  • Vaj ulliri / gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bukën në ujë. Ndërkohë pastrojmë mishin, e kalojmë në grirëse dhe e hedhim në një tas ku shtojmë vezën, qumështin, bukën, kripën e piperin. Formojmë biftekët dhe i skuqim në tigan sa të marrin ngjyrë. Ndërkohë përvëlojmë domatet, u heqim cipën dhe i presim në dy pjesë. Në çdo biftek vendosim gjysmë domate dhe sipër domateve pak djathë bebe të prerë në dy rripa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e vendosim në furrë të ngadaltë, që djathi të shkrijë sipër domateve.  Gjellën e shërbejmë të nxehtë duke vendosur biftekët në mes të pjatës dhe në anë bizelet dhe patatet e ziera në çast të spërkatura me gjalpë dhe kopër të grirë shumë hollë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë