Biftek viçi me kërpudha

Përbërësit:

  • 1 kg biftek
  • 2 qepë
  • 300 gr kërpudha
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë mustardë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz i grirë hollë

Përgatitja:

Presim biftekët në fileto me trashësi rreth 3 cm. I rrahim lehtë nga njëra anë me rrahëse mishi, i spërkatim me kripë e piper dhe sipas dëshirës mund t'i lyejmë me pak mustardë. Në një tigan me yndyrë të nxehtë, skuqim filetot nga të dyja anët për 4-5 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. E vendosim mishin në një pjatë të nxehtë. Në të njëjtin tigan, hedhim qepët e prera në rrathë dhe i kaurdisim për 3-4 minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë kërpudhat e pastruara e të prera, kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë. E lëmë të lidhet dhe të marrë formën e një salce të cilën e hedhim mbi biftekët e filetuar. E shërbejmë menjëherë të nxehtë shoqëruar me pak oriz, patate të skuqura ose bizele.