Big Basta: Pa Vesën, i vetmuar!

Big Basta: Pa Vesën, i vetmuar!
Të gjithë e dinë që ata të dy janë një nga çiftet më të ndjekura të shou bizit shqiptar.

I ka lidhur muzika dhe dashuria që kanë për njëri-tjetrin.

Kudo shfaqen bashkë por në këtë pyetësor kemi mësuar se si do të ishte dita dhe jeta e Bigut pa Vesën.

Jo kaq e bukur, jo kaq frymëzuese, jo kaq jetë. Pa Vesën, Big Basta do të ishte…kështu!

Bigu si nis dita jote kur je pa Vesën?

Është një ditë pa Vesën, pra i vetmuar.

Ndodh shpesh që të jeni larg njëri-tjetrit?

Këto kohë jo shpesh, por ka ndodhur edhe do ndodhë.

A jeni përherë bashkë në koncerte?

Jo gjithmonë. Ka raste kur jemi të ftuar nëpër vende të ndryshme nga njëri-tjetri.

Ju jetoni bashkë, si është të shkosh në darkë në shtëpi pas një ditë të lodhshme dhe Vesa nuk është aty?



S’ka ndodhur kurrë dhe s’ka për të ndodhur.

Çfarë të mungon më shumë prej saj kur ajo është larg?

Prania e saj…Gjithçka që ka të bëjë me të.

Tashmë ju jeni bashkëpuntori i saj në çdo këngë. Si është kjo martesë tjetër mes ju të dyve?

Shumë normale. E mendoja paksa ndryshe, por është shumë frytdhënëse. Do ta shihni vetë me albumin e saj.

A ke të njëjtin frymëzim kur krijon për Vesën dhe për një këngëtare tjetër?

Frymëzimi është frymëzim. Nuk njeh kufinj ose përcaktime, për kë ose si.

Pa Vesën si do të ishte muzika shqiptare?

Do të ishte pa një këngëtare karakteristike që transmeton pozitivitet sa herë del në skenë.

Pa Vesën si do të ishte Bigu?

Reper, producent.. Njeri si të gjithë.

Mes muzikës dhe Vesës, pa cilën do preferoje të rrije?



Të dyja i dua më së shumti në këtë botë!

Tani jeni bërë një dyshe e pathyeshme në muzikë, si e përjetoni suksesin të dy?

Po e përjetojmë me shumë modesti dhe jemi shumë normal.
Thjesht nuk kemi ku e prekim suksesin në jetën e përditshme, përveç aktiviteteve dhe koncerteve që kemi, sepse ditët tona janë plot me inçizime në studio, pasi po punojmë shumë për albumin e Vesës.

A bëhesh xheloz për të dashurën tënde?

Aspak. E dua dhe kaq mjafton!

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë?

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë është duke dhënë çdo ditë maksimumin tim për Vesën dhe për gjithçka ka nevojë.

Nëse do zgjidhje një stinë për të jetuar gjithmonë cila do ishte?

Pranvera. i ka të gjitha; diellin, shiun, erën, gjelbërimin…gjithçka.

Sa i lumtur je në këtë moment?

90%....10% i kam për ta ç’ekuilibruar pak veten nga vetë lumturia.

Për çfarë do të doje të kujtoheshe pas 2 dekadash?

Për faktin që jam Big Basta. Ai që ua solli shqiptarëve hip-hopin si kulturë pozitive dhe që gjithmonë ka ngritur zërin ndaj pseudo-muzikantëve që po rrënojnë tregun.

E quan veten një ‘perfect man” dhe “perfect reper” ?

Jo. E quaj veten njeri të thjeshtë dhe se nuk mund t’i jap një etiketim asaj që jam ose që bëj.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit