Big Basta: Plako! Tregoje që
dhe ti je kundër dhunës ndaj grave

Big Basta: Plako! Tregoje që <br />dhe ti je kundër dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft problematik jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën.

Për këtë arsye organizata të ndryshme ndërmarrin nisma të shumta kundër këtij fenomeni.

Një nga këto nisma është edhe ajo e nisur këtë vit nga UN Women (Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore) me titull "COMMIT"- Angazhohu, e cila u kërkon angazhim të qartë të qeverive kundër këtij fenomeni.

Gjithashtu, shoqata Refleksione me mbështetjen e Fondit të Besimit të OKB-së për t'i dhënë fund Dhunës ndaj Grave ka realizuar një kolazh kartolinash.

Një nga personazhet e njohur shqiptar që është bërë pjesë e kësaj iniciative është edhe reperi i Big Basta.

Në kartolinën ku shfaqet portreti i tij shkruhet edhe diçitura “Plako! Tregoje që edhe ti je kundër dhunës ndaj grave!”.

Përveç kartolinave janë realizuar edhe spote të ndryshme sensibizuese për këtë fenomen.

big basta

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!