Big Brother 8, Alba - Diedonit:
Unë ndjej për ty, por jo ti për mua 

Big Brother 8, Alba - Diedonit:<br />Unë ndjej për ty, por jo ti për mua 
Alba dhe Diedoni kalojë shumë kohë duke debatuar. Debat ky që sjell acarim të Diedonit. Alba i kërkon mendimin e tij mbi ndjenjat. Diedoni nis ti flas për konceptin e tij mbi këtë gjë. Alba fillon të acarohet. Ajo ngre zërin dhe bashkë me të Diedoni acarohet. Ajo i kërkon sërish një mendim për ndjenin mbi lidhjen e tyre dhe jo në përgjithësi. Sipas saj Diedoni nuk kish kuptuar pyetjen ose me dashje kish devijuar.

Diedoni mundohet ti shpjegojë se nuk e kish kuptuar pyetjen e saj dhe kjo sepse nuk e priste që ajo ta pyes pikërisht për të. Alba i sjell në vëmendje se ai është shprehur që do të ndërpriste një raport dhe për gjëra të vogla,kjo gjë e ka bezdisur. Nisur nga kjo Alba ka dashur të dijë se ku ishte raporti i tyre dhe zgjedh pikërisht këtë pyetje. Diedoni acarohet dhe më shumë. Ai i kujton se ka folur për temën e hapur dhe jo për marrëdhënien që ka me të.

Ai i kujton Albës se gjërat që atë e bezdisin tek ajo ia ka thënë javë shkuar dhe janë :zëri i lartë, acarimin pa baza. Pas kësaj ai i kërkon që ajo të mos i bëjë më pyetje tendencioze dhe pyetje adoleshentësh të tipit: “a më do ti mua,sa më do, kë do zgjidhje nga vajzat ...” .Alba ndryshe nga Diedoni këto pyetje i konsideron si pyetje për të kuptuar se ku është marrëdhënien e tyre. Ajo dyshon tek ndjenjat e Diedonit.

Fakti që Diedoni ka shprehur se ndahet dhe për gjëra shumë të vogla Albën e ka bërë të mendohet. Ajo e akuzon që ai e provokon deri në atë pikë që ajo të nxjerr në pah pjesë të karakteri që ai nuk i do. Diedoni acarohet nga kjo akuzë dhe i kërkon një raste të vetëm që ai e ka provokuar. Alba nuk gjen,Diedoni acarohet.

Ky debat kalon dhe më tej. Ata kujtojnë dhe momente të tjera që kanë pasur pakënaqësi me njëri-tjetrin. Diedoni i kujton se është shumë e bezdisshme kur shkojnë për të fjetur dhe ajo nuk e lejon që të flejë. Ajo ka dy gjëra që ai nuk i pëlqen dhe ia ka thënë por kjo nuk ka ndryshuar asgjë pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Alba e justifikon sjelljen e saj me dashurin që ndjen për të. “Unë bëj këtë sjellje se ndjej për ty ndërsa ti nuk ndjen mesa kuptoj ” i thotë ajo. Ai i thotë se këtë nuk e vërteton dot. Alba acarohet. “Veprat janë ato që më bëjnë të kuptoj se sa e do një njëri. Përmirësimi i vetive që nuk i pëlqejnë partnerit” i thotë Diedoni. Ai fillon të shpjegohet më tej por Alba ndërhyn dhe kjo e acaron Diedonin. Ai largohet duke i thënë se është e pamundur të bisedohet me të.

bb8


Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë