Big Brother 8, Kika-Marinës:
Nëse më thua "po" do ta lë lojën

Big Brother 8, Kika-Marinës:<br />Nëse më thua "po" do ta lë lojën
Flirtet dhe ndjesitë e para duket se kanë nisur më herët se në çdo edicion të Big Brother. Një situatë e tillë është duke ndodhur aktualiasht midis Kikës dhe Marinës. Gjatë mbrëmjes ai i thotë Marinës, “Nëse ti më thua po unë lë tani lojën”.

Ndërkohë mjaft e habitur Marina i përgjigjet  “Seriozisht e ke ti , po më tremb tani”. Kika vazhdon ti shpreh dashurinë e tij Marinës duke e bërë dhe konfuze këtë të fundit.

“Bindja ime për ty vlen më shumë se 80 mije euro dhe më shumë se kjo garë” vazhdon të këmbëngul Kika për ta bërë sa më të besueshme ndjenjë e tij kundrejt Marinës.

“Kemi vetëm një javë këtu brenda , vërë veten në vendin tim” i thotë Marina. “Në momentin që do marr sinjalin nga ti që më thua po unë do të tërhiqem,me çdo kënd do të luaj në këtë shtëpi vetëm me ty jo. Ti e di shumë mirë se unë të gjitha ata që të kanë mërzit ty i kam bërë të vinë të të kërkojnë falje” i thotë Kika. “Pse të mos rrimë shokë” pyet Marina. “ Ti mendon se një dashuri mund të kthehet në dashuri” e pyet ai, “ mos u tall me mua” i kthen Marina.

Kika i bindur tashme për atë që ndjen për Marinën fillon t'i shpreh dhe asaj çfarë ndjen dhe se pret vetëm një përgjigje të saj. Marina deri diku e shokuar nuk di ç’të besojë. Dilema saj më e madhe është të kuptojë nëse Kika bën lojë apo vërtet ka diçka.
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)