Big Brother 8, Veseli nuk ndalet, i
vendosur të fitojë dashurinë e Teas

Big Brother 8, Veseli nuk ndalet, i<br />vendosur të fitojë dashurinë e Teas
Veseli është i vendosur që do të fitojë dashurinë e Teas. Ajo dhe Eleonora shkojnë në dhomën e gjumit dhe bëhen gati për të fjetur. Tea iku tek dhoma e perandorit. Ajo nis të përgatisë lojën, por Veseli nuk i ndahet. 

Ajo merr jastëkun e vet dhe e prezanton si të dashurin e saj. Veseli ia merr jastëkun dhe e mban në krah. Ai i thotë se tani është i dashuri i saj. Tea dhe Eleonora qeshin. Ai e ndjek kudo nga pas Tean derisa i kërkon dhe masazh asaj. Tea pasi mbaron punët e saj drejtohet tek shtrati i Eleonorës dhe nis t’i bëj masazh, por ajo nuk ndihet rehat dhe i thotë se do t'ia bëj herë tjetër masazhin.

Veseli ngrihet dhe e përqafon. Ai i shpreh se do të fitojë vëmendjen e saj me çdo kusht. Tea dhe Eleonora qeshin. Kjo e fundit nis t’i masazhojë kokën. Tea i thotë se Eleonora është vetëm e saja dhe kjo sjell të qeshura në dhomën e gjumit. Ai thotë se nuk do të heqë dorë nga Tea dhe kapet pas çdo fjale të saj që t’i lërë të nënkuptojë ata që ai do të ketë më shumë se shoqëri.

Tea largohet, ndërsa Eleonora dhe Veseli flasin për gjëra të ndryshme. Fisniku është me Fatjonin jashtë. Ai nuk kishte rrëfyer asnjëherë histori pezull jashtë shtëpisë, madje nga mënyra se si ai flet duket se është ai që nuk do të ketë një marrëdhënie me Tean. “Kam lënë një histori pezull jashtë”. Fatjoni e pyet më gjatë dhe ai rrëfen se nuk e di se si do të shkojë historia e tij, por dhe nuk është se i intereson shumë se çfarë rrjedhe merr.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Paris SG kursen 200 mln € nga ikja e Mbappe-s, te Reali do paguhet më pak se në Francë! Firma pas 1 qershorit

Paris SG kursen 200 mln € nga ikja e Mbappe-s, te Reali do paguhet më pak se në Francë! Firma pas 1 qershorit