Big Brother Albania 8, ikën Milena,
Xhensila dhe Fatjoni në “tension”

Big Brother Albania 8, ikën Milena,<br />Xhensila dhe Fatjoni në “tension”
Big Brother Albania 8”, spektakli i cili për javë me radhë ka mbajtur peng teleshikuesit, po afron drejt finales. Edhe pse jemi vetëm 4 javë larg finales së madhe, “lufta” për para e pushtet është bërë edhe më e ashpër nga banorët e kësaj shtëpie. Debate, bthashetheme, dashuri, flirte, zënka, lojëra të shumta, por edhe lot kanë shoqëruar gjatë këtyre ditëve 10 banorët e “BB8”, por për Milenën nrezultoi e kundërta, ajo la mbrëmë shtëpinë duke ndërprerë dhe ëndrrën e saj për Çmimin e Madh.
 
MAMATË KRITIKOJNË VAJZAT


Vëllai i Madh ka vendosur që tu bëjë një surprizë vajzave, Xhensilës, Albës dhe Teas, por fatkeqësisht ata morëne dhe kritikat nga nënat e tyre për lojën që kanë bërë gjatë këtyre javëve, sidomos në raport me meshkujt. Diedoni, i dashuri I nAlbës ishte banori që u largua nga loja spektaklin e kaluar. Kjo gjë ka ndikuar shumë tek Alba. Ajo ka qarë gati gjithë natën pas spektaklittë kaluar. Alba edhe në ditët që pasuan e ka përmendur shpesh atë duke thënë se i mungonte shumë pozitiviteti që ai i falte. Alba madje i ka dedikuar një banderolë me rastin e dy-mujorit të lidhjes së tyre, ku uronte që të kalonin 100 vite pranë njëri-tjetrit. Mbrëmë, Vëllai i Madh e surpizoi, jo me një takim me Diedonin, por me nën e saj. Të dyja nënë  e bijë u takuan, por ajo që si pëlqeu  dhe ja tha në sy ishte se Alba nuk e mbajti premtimin që i bëri përpara se të hynte në “Big Brother”, që ishte se nuk do të lidhej me askënd Brenda shtëpisë. Alba i thotë se ajo vetë nuk
e kishte parashikuar një gjë të tillë dhe shprehet “ndodhi, nuk kam bërëasgjë që nuk është normale dhe që nuk e bëjnë vajzat e tjera, nuk ka asgjë të keqe këtu”. Ndërsa, për Tean ishte një suprizë e madhe ardhja e nënës së saj nga Italia. Sapo e takon, nëna fillon të këshillojë Tean për lojën duke i thënë “të dua në lojë Tea, dua të luash me të gjithë”. Tea i thotë se ajo është shumë mirë dhe se ka një marrëdhënie shumë të mire me të gjithë, por mami e këshillon që të ketë vëmendje vetëm te loja dhe të largohet nga Fisniku pasi sipas saj Tea kohët e fundit është fokusuar vetëm tek ai.

XHENSILA GJEN MBËSHTETJEN E NËNËS
 

Ndryshe nga dy vajzat e tjera, për Xhensilën takimi me nënën e saj ishte një sfidë. Ajo ka shprehur brenda shtëpisë se është e shqetësuar për nënën e saj, pasi mendon se ajo mund të mërzitet nga fjalët e njerëzve në një qytet të vogël si Pogradeci. Për këtë arsye, ajo ka insistuar gjithmonë që të takohej pasi lidhja e saj me Fatjonin, e ka vënë në pozitë të vështirë familjen, por sidomos nënën e saj. Por, pavarësisht çdo gjëje, ajo i thotë se e di shumë mirë pse është mërzitur, por nuk ikën pa e përqafuar duke i dhënë dhe mbështetjen.

big brother 8


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League