Big Brother Albania 8, Kristi
pohon se tundohet nga Alba

Big Brother Albania 8, Kristi<br />pohon se tundohet nga Alba
Pas bisedave të sotme, Tea gjen një moment dhe pyet Kristin se pse sillet keq me Albën dhe pse është përqendruar tek ajo. Alba për Kristin ishte si loja e parë kur hyri në shtëpi. Kristi do të vërtetojë mendimin që ai ka për Albën dhe ai nuk është mendim i mirë.

Tea do të dijë nëse Kristi e pëlqen Albën. Kristi i shpjegon se kjo filloi si lojë, por nëse ndodh diçka tjetër le të ndodhë edhe pse Kristi e shikon si shoqe. Kristi bisedon dhe me Eleonorën për të njëjtën gjë. Ai thotë se kur u largua Diedoni nga loja ai ka deklaruar se do ta shikojë Albën në lojë.

Ka dyshime që Kristi dhe Fatjoni kanë bërë një plan dhe një marrëveshje për të bërë lojë me Albën. Kristi nuk beson tek lidhja e Albës me Diedonin. Eleonora e pyet Kristin nëse e tundon Alba si femër dhe nëse ai mundohet ta shikojë si shoqe. Kristi pohon se Alba e tundon si femër por meqë partneri i Albës nuk është më në shtëpi ai mundohet ta respektojë dhe ta shikojë si shoqe.

bb8


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi