Big Brother Albania 8, prishet 
romanca e dytë, ikën Fisniku

Big Brother Albania 8, prishet <br />romanca e dytë, ikën Fisniku
Edhe pse jemi vetëm pak ditë larg finales së madhe, Vëllai i Madh këtë edicion ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të nis spektaklin! Historia e Fisnikut përlloti jo vetëm banorët, por mijëra teleshikues, një histori rrënqethëse, por me kaq mbylli dhe rrugëtimin e tij për Çmimin e Madh.
 
Fisniku rrëfeu se kur ishte vetëm 10 vjeç humbi nënën e tij dhe këtë gjë e kujton me shumë dhimbje edhe sot. Tragjedia e jetës së tij nuk mbyllet aty, pasi më vonë babai i tij pëson një atak kardiak dhe humbet jetën edhe ai. Fisniku dhe e motra e tij janë dy pjesëtarët e vetëm të familjes së tij.

Ai tregon edhe për vuajtjet dhe vështirësitë me të cilat janë përballur motër e vëlla për t’ia dalë mbanë në jetë. “Kishte raste që kemi ngrënë vetëm bukëvale që është bukë me ujë e me kripë, por ne ia kemi dalë, jemi që të dy shumë të fortë” thotë Fisniku.

Teksa ai dëgjon rrëfimin që ka bërë për jetën e tij shpërthen në lot. Banorët që shohin gjithçka, po ashtu përloten. Fatjoni edhe pse mundohet të fshehë lotët, nuk ia del dhe shpërthen në vaj duke mbuluar fytyrën me duar. Historia e Fisnikut prek të gjithë banorët e shtëpisë, pasi përveç Eleonorës, të tjerët nuk e njihnin tragjedinë e jetës së Fisnikut.
 
Fisniku-Teas: Veseli nuk ka limite, marrëdhënia jonë e trishtë
Ditët e fundit Fisniku dhe Tea kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ata flasin për rrugëtimin e marrëdhënies së tyre deri më tani. Fisniku mendon, sikur ai të dal jashtë dhe kërkon të dijë se si i sheh Tea banorët në shtëpi. Ai e nis me Eleonorën dhe përfundon tek Veseli, tek i cili ndal më shumë. Ai do të dijë se si i ka ajo marrëdhëniet me Veselin.

Tea i shpjegon se si qëndron marrëdhënia tyre dhe se ka qenë shumë e qartë me të. “Ia kam shprehur disa herë dhe ia kujtoj kur ai më afrohet. Nuk e pëlqej. Ai do të vazhdojë le ta bëj nuk do marri asgjë tjetër” thotë Tea.

Fisniku i kujton se jo më larg se mbrëmjen e shkuar ka kaluar shumë kohë me të dhe ka luajtur në oborr. Fisniku mendon që me daljen e tij nga shtëpia Veseli do mundohet që ta bëjë për vetë Tean dhe se ai nuk ka limite. “E kam diskutuar dhe me Fatjonin. Ai nuk e ka problem që femra të jetë me dikë. Ai i afrohet gjithsesi. Duhet me pas kujdes” i thotë Fisniku.

Ai e përfundon këtë bisedë me shumë porosi, duke i shprehur se çdo sjellje saj, afrimitet me Veseli jashtë do të shihet ndryshe dhe se ai do të ndihej shumë i fyer. “Ti je shumë e lëkundur dhe është e trishtë për t’u pranuar, por disa gjëra kanë humbur”-thotë Fisniku.

Tea e pranon se fillimi tyre nuk ka qenë i mirë.

Kulla e Hanoit, banorët humbasin 4 mln lekë.
Banorët këtë javë të gjithë janë angazhuar për të luajtur lojën “Kulla e Hanoit”, por në version shumë më të madh. Të gjithë duhet të angazhohen për të lëvizur pllakëzat sa më shpejt nga njëri krah në tjetrin sepse e gjithë loja duhet të përfundojë brenda katër minutave.

Pas gabimeve të bëra gjatë lojës, në sekondën e fundit ata arrijnë që ta realizojnë lojën e cila do t’u sillte atyre buxhet të plotë për javën që vjen dhe një shumë prej katër milionë lekësh.

Banorët ftohen të shkojnë në dhomën e ndenjjes dhe pak më vonë njoftohen se për shkak se kanë thyer rregullat e lojës, ata e kanë humbur buxhetin për javën që vjen dhe çmimi prej 4 milionë lekësh, i bashkohet çmimit të madh. Ky lajm vë në qetësi banorët të cilët këtë javë duhet ta kalojnë me rezervat ushqimore dhe duke shfrytëzuar perimet në fermë.

Alba uron Diedonin nga shtëpia
Diedoni është njeriu më i dashur për Albën. Ajo e kujton dhe e përmend shpesh në bisedat me banorët e tjerë. Diedoni pas mesnate ka ditëlindjen dhe Alba po shkruan një urim për të në një bluze të bardhë.

“Te uroj edhe 100 mëngjese plot lumturi!” Nga ana tjetër e bluzës Alba ka vizatuar një zemër dhe mbi të ka shkruar; “Të dua”. Ky është urimi i Albës për ditëlindjen e Diedonit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi