Big Brother, Altina lë lojën, Jonida
do bëjë operacion gjoksin

Big Brother, Altina lë lojën, Jonida<br />do bëjë operacion gjoksin
Altina ka qenë banorja e parë e cila la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother”. Mes lotësh dhe përqafimesh ajo vendosi të dalë pikërisht në natën e tretë të spektaklit pas dy javësh qëndrimi aty.

Altina u shpreh se kishte qenë pikërisht izolimi që e kishte shtyrë të dilte nga ky rality show, e megjithëse kishte dashur të dalë më parë, ajo nuk ishte lejuar nga produksioni.

Një tjetër banor që la shtëpinë e Big Brother jo me dëshirë, ka qenë pikërisht Olseni.

Ndryshe nga Altina ai u skualifikua nga televotimi i banorëve duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh dhe ëndrra për tu bërë i famshëm.

Më pas spektakli ka vijuar me surprizat dhe zbulimet e sekreteve, debatet e ashpra dhe të papriturat e radhës.

Një letër e një babai ka qenë që nuk fliste me të birin prej 13 muajsh ka qenë një tjetër sekret që u zbulua gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ka qenë pikërisht Iliri ai që e ka zbuluar këtë sekret me teknikat dhe vëzhgimet e tij.

Për këtë sekret banorët kanë parë disa pjesë filmash ku janë shfaqur marrëdhëniet e vështira babë e bir.

Pasi shfaqet një klip për indikacionin në lidhje me këtë sekret, që kanë qënë 13 pjesë filmi.

big brother

Më pas për të ndihmuar Ilirin dhe banorët e tjerë në monitorin e shtëpisë ata panë një tjetër klip që kishte të bënte me letrën e babait të banorit që i përkiste sekreti.

Iliri u shpreh se nga 13 pjesët e filmit që u shfaqën kuptoi një banor ka 13 muaj që nuk shkonte mirë me babanë.

“Duke parë mimikën e Shpendit sepse ai u duk sikur mundohej të fshinte emocionet, mendova që është ai” thotë Iliri, të cilit iu kaluan në kasafortë për sekretin e gjetur shuma prej 1.5 milionë lekësh (të vjetra).

E po ashtu një tjetër sekret i zbuluar prej banorëve ka qenë pikërisht sekreti i Altinës.

Pasi ajo u largua nga shtëpia dhe për të gjithë pyetja është “Çfarë ndodh më shumën e parave që i përkiste sekretit të Altinës?”.

Duke qënë se Altina hoqi dorë nga “Big Brother” me dëshirën e saj dhe banorët nuk arritën të zbulonin sekretin, shuma e sekretit të saj do të ndahet në mënyrë të barabartë mes banorëve që ndodhen në shtëpi. Kjo u komunikohet banorëve.


Banorët përplasen me tone të ashpra me njëri – tjetrin

Një luftë e ashpër ka ndodhur mes Ilirit dhe Jonaës.

Ata kanë pasur përplasje të forta para dhe gjatë spektaklit ku është parë hapur kundërshtia dhe mossimpatia për njëri - tjetrin.

Për herë të parë janë parë dhe tonet e zërit dhe fjalët ofenduese të banorëve.

Banorët e tjerë kanë mundur të japin opinionin e tyre në lidhje me situatën në shtëpinë e Big Brother ku pothuajse janë përfshirë në debate të ashpra.

Banorët kanë etiketuar njëri tjterin, hipokrit, I paaftë, pa kapacietet e shumë fyerje të llojeve të ndryshme.

Ka qenë pikërisht Arbana ajo që ka tërhequr vëmendjen për një komunkim të tillë mes banorësh, dhe më pas opinionisti Arjan Konomi.

Rrëfimi

Altina nuk e duroja dot izolimin

Altina a ke një përgjigje të saktë për publikun dhe për veten se përse vendose të lësh shtëpinë e “Big Brother”, pikërisht tani?

Më së pari mendova për vete, dhe më pas për publikun, pasi nëse unë nuk jam në formë të mirë energjike dhe publikut nuk i intereson kjo.

Pra ata duan të më shohin sa më mirë në mënyrë që dhe unë të kem ç’të jap.

Ishte befasuese për ne, një vajzë me sportivitet komplet ndryshe, energjike çfarë ndodhi?

E kisha imagjinuar ndryshe qëndrimin në shtëpinë e Big Brother.

Ndryshe duket nga jashtë dhe ndryshe brenda.

Mendoja se do isha çdo ditë shumë e lumtur, por jo. Mbyllja izolimi nuk janë për mua. Nuk i duroja dot. Më bënë të mos isha e lumtur.

Ti nuk je mësuar asnjëherë me izolimin ke pasur një jetë aktive?

Jo nuk jam mësuar me izolimin dhe largësinë e të afërmëve.

Gjithnjë kam qenë shumë aktive.

Arjani - Altina kur kam parë klipin më ke pëlqyer shumë, një vajzë energjike, tifoze, djaloshare menaxhere, e shkathët dhe aktore cila qe arsyeja që të bëri të lësh shtëpinë e Big Brother?

Mendoj se jam shumë e sinqertë në këtë që po them.

Izolimi nuk ishte për mua.

Eksperienca jote si aktore në një format televiziv. A e kishe menduar se mund të ishe në një rol si në një shfaqe tetari nisur dhe nga eksperienca jote dhe ti nuk e gjete?

Unë kisha vendosur të isha vetvetja dhe ashtu siç hyra ashtu dhe dola.

Po pse pikërisht mbas dy javësh mos vallë ti e pe veten në dizavantash për të qëndruar aty karshi banorëve të tjerë, menduat sa të më nxjerrë publiku më mirë po dal vet?

Jo jo nuk është kjo. Nëse do të qe kjo do e kisha thënë . Një gjë nëse nuk e provon nuk se si ta dish . Unë doja të dilja më parë por produksioni nuk më la, e shtyu pikërisht deri tanimë që ne po flasim.

Të pashë të pëlrotur njeriu duhet të bëjë një zgjedhje të duhur ndoshta dhe pë ata mijëra të rinj të cilët kanë ëndërr të vijnë këtu, ndoshta duhet të jesh më e kujdesshme në jetë?

E lirova vendin tani, ata mund të hyjnë, gjëra që ndodhin.

Altina të uroj që në karrierën si aktore dhe pse humbe një mundësi ku mund të ishe bërë shumë e famshme, uroj që në vendimet e tjera të njohësh veten dhe të mos përballesh me të tilla situate?

E njoh veten dhe ndaj u largova.

Nëse nuk e provon nuk ke se si ta dish një gjë.

Por duhej ta kishe marrë me mend përpara se të veproje pasi janë miliona shikuesë të cilët nuk duhet të ta falin?

Çdo gjë ndodh.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

(bm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë