Danjeli dhe Fotini kanë lidhur kurorë të shtunën e kaluar në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë si nga publiku por edhe nga vetë ata.

Por mungesa e familjarëve nga të dyja palët, e aq më tepër nga ana e nuses, ka bërë që Fotinia të derdhë lot. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Fotinia është mërzitur se përse në dasmën e saj, në ditën që ajo e konsideron më të lumtur nuk ishin familjarë të saj.
 
“Unë kam qenë tek pull vetëm, Danjelit i erdhi motra. Kur jam martuar, e kam përjetuar vetëm atë gjë dhe është shume e rëndë për mua”,- shprehet Fotinia e përlotur.
 
Por banorët, të cilët ishin pranë saj në ato momente jashë shprehur të bindur se ata do të bëjnë sërish dasmë jashtë shtëpisë, ku do të jenë shumë e më shumë të ftuar, sigurisht edhe familjarët e çiftit.