Big Brother-i rus: Përdhunime
dhe vrasje, për 1.5 milionë euro 

Big Brother-i rus: Përdhunime<br />dhe vrasje, për 1.5 milionë euro 
Një ‘’reality show’’ i ngjashëm me filmin ‘’ The Hunger Games’’ do të fillojë në Rusi, ku do t’i lejojë 30 pjesëmarrësit e tij të vrasin, rrahin dhe përdhunojnë.

Për të qenë pjesë e kësaj gare duhet të jesh mbi 18 vjeç dhe të paguash një tarifë 150 euro. Fituesi i kësaj gare do të marrë çmimin e madh prej 1.5 milionë euro.

Por ku konsiston ky ‘reality show'?

Truri i këtij ‘reality Show’ është manjati rus Yevgeny Pyatkovsky. Ai ka menduar këtë skenar për pjesëmarrësit.

Ata do të dërgohen në Siberi, ndërsa do pajisen me mjete për të luftuar me arinj dhe ujqër në mënyrë që të mbijetojnë. Por përveç kafshëve të egra, atyre do ju duhet të përballen dhe me temperaturat -40 gradë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot