/ATSH-B.Jashari/- Vetëm 4 nga 16 marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel që nga vitit 2011 janë implementuar plotësisht, sipas një raporti të Big Deal, një iniciativë e mbikqyrjes qytetare të procesit të negociatave Kosovë-Serbi.
Sipas komunikatës për shtyp të dërguar, Raporti "Monotonia e qytetëruar", është prodhuar nga BIRN Kosova, Qendra për Transparencë, Hulumtime dhe Llogaridhënie - CRTA nga Serbia dhe Internews Kosova. Raporti u bën thirrje të dyja palëve, si dhe Bashkimit Europian që t'i japin prioritet procesit, duke qenë se shumë nga marrëveshjet e arritura mes dy palëve akoma nuk janë implementuar plotësisht.
"Është për të ardhur keq që vetëm 25% e marrëveshjeve të arritura janë implementuar plotësisht, përderisa më shumë se 25 përqind e problemeve janë gjeneruar në katër vitet e fundit, duke përfshirë edhe një barrikadë më të fortë, seç ka qenë katër vite më parë, në urën e Mitrovicës", tha Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive e BIRN-it në Kosovë.
Raporti është rezultat i më shumë se 70 intervistave me negociatorë, politikanë vendas, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm si dhe një hulumtim intensiv prej më shumë se gjashtë muajsh, i realizuar nëpër Kosovë dhe Serbi. Me një vrojtim të thellë të situatës aktuale të implementimit, Big Deal synon të bëjë procesin e normalizimit të marrëdhënieve më transparent.
"Mbikqyrja qytetare është një prej vlerave kyçe të demokracisë. Prandaj, suksesi i këtij procesi është i kushtëzuar nga mbikëqyrja dhe pjesëmarrja aktive qytetare", tha Vukosava Crnjanski, Drejtoreshë e CRTA.
Raporti i parë i Big Deal analizon dinamikat e implementimit, të cilat janë penguar në mënyrë serioze nga ngërçi politik në Kosovë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese Serbe dhe krizat që e kanë zhvendosur vëmendjen e Bashkimit Europian.
Një vit e gjysmë prej kur u arrit marrëveshja e shumë përfolur në Bruksel në 19 prill 2013, e cila trajtoi më shumë se si Kosova do t'i inkuadrojë katër komunat e Veriut, progresi në çështjet kyçe ka ngecur. Në mënyrë të veçantë, formimi i komunave me shumicë serbe dhe strukturat gjyqësore dhe të sigurisë kanë akoma shumë për të bërë.
Big Deal është mbështetur nga Zyra e Jashtme Britanike dhe e Commonwealth dhe Fondi Rockefeller Brothers. Big Deal do të publikojë raporte çdo gjashtë muaj, përfundon komunikata.
Politikanë, diplomatë e gazetarë janë mbledhur sot në Prishtinë për të diskutuar lidhur me negociatat, marrëveshjet dhe zbatimin e tyre nga Kosova dhe Serbia.
Tryeza e rrumbullakët organizohet nga BIRN Kosova, Internews Kosova dhe Qendra për Transparencë, Hulumtim dhe Llogaridhënie (CRTA) me seli në Beograd./k.s/
/Shqiptarja.com