Bilal Kola: PD votohet nga e
djathta por nuk i përfaqëson

Bilal Kola: PD votohet nga e<br />djathta por nuk i përfaqëson
Kryetari i Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi (PAPD) Bilal Kola u shpreh në studion e Report Tv se Partia Demokratike nuk përfaqëson të djathtën shqiptare.
 
Kola: Në PD sot kemi Kaç Islamin e shokët e tij
Sipas tij, ish të përndjekurit, pronarët dhe votuesit e filozofisë së djathtë politike, kanë votuar në masë Partinë Demokratike, por asnjë prej emrave të saj nuk i përket të djathtës tradicionale.
 
"Është e vërtetë absolute që ish të përndjekurit, pronarët, ata që konsiderohen të djathtë, kanë votuar PD-në. A janë votues masivë të përndjekurit apo pronarët tek e djathta, kjo është deri diku e vërtetë. Por ky subjekt ka votues të djathtë dhe jo përfaqësues të djathtë. Shikoni grupin parlamentar të tyre dhe më thoni kush është i djathtë. Nga 2013-a p.sh te kjo e djathtë kemi edhe Kaç Islamin dhe shokët e shoqet e tij", u shpreh Kola.
 
Ai theksoi se PAPD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa ngriti shqetësimin e Kodit Zgjedhor i cili sipas tij nuk garanton një proces zgjedhor të ndershëm. 
 
"Me këtë sistem zgjedhor është shumë e vështirë. Që nga pragu elektoral. Edhe mënyra si administrohet vota është tmerrësisht e njëanshme. Si në një ndeshje futbolli ku janë dy lojtarë dhe njëri prej tyre është edhe lojtar dhe arbitër", tha ai.
 
Sa firma mblodhët si parti? Ishte e vështirë për t'u regjistruar në KQZ?
S'ka qenë e vështirë të mbledhim jo 5 mijë, por kemi çuar në KQZ 9700 firma. E filluam ditën e verës, 14 mars dhe e përfunduam më 31 mars. Pra për 17 ditë kemi mbledhur 9700 firma. Ka qenë një proces i thjeshtë për ne. Nëse do kishim insistuar, numri do kishte shkuar përtej pritshmërive tona.
 
A mund të përkthehen në vota?
Sistemi zgjedhor që ne kemi dhe administrimi i tij është skandaloz kur vjen puna te ajo që ne kemi si themel të drejtat e individëve dhe barazinë para ligjit. Pra, ti të kesh një Kod Elektoral ku një, dy apo katër parti të administrojnë votat e 44 partive të tjera. Kjo është skandaloze. Dy partitë e mëdha që kanë krijuar një sistem skandaloz që është non sens me parimin tonë për barazi para ligjit. Djallëzia më e madhe e djalli është të bindë botën që djalli nuk ekziston. Dhe kjo është djallëzia më e madhe se janë këto dy parti që kanë bërë këtë sistem.
 
Mungesa e PD në zgjedhje iu favorizon? Pra, të merreni elektorat nga e djathta...

Ne si subjekt as kemi menduar futjen apo mosfutjen e subjekteve në garë. U themeluam më 20 janar, filluam mbledhjen e firmave më 14 mars. Është e vërtetë absolute që ish të përndjekurit, pronarët, ata që konsiderohen të djathtë, kanë votuar PD-në. A janë votues masivë të përndjekurit apo pronarët tek e djathta, kjo është deri diku e vërtetë. Por ky subjekt ka votues të djathtë dhe jo përfaqësues të djathtë. Shikoni grupin parlamentar të tyre dhe më thoni kush është i djathtë. Nga 2013-a p.sh te kjo e djathtë kemi edhe Kaç Islamin dhe shokët e shoqet e tij.
 
Pse vendosët të shkonit vetëm në këto zgjedhje?
Ne si subjekt kemi qenë proaktiv, kemi kërkuar të bëjmë aleancë parazgjedhore me disa parti të të djathtës. Ne kërkojmë që votat e të djathtës tradicionale të vijnë te ne. Nuk jemi si Kaç Islami me shokë, pra të shpallur demokratë. Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me të djathtën natyrale. Më thoni një anëtar të PD që ka lidhje me të djathtën natyrale, në një kohë kur votuesit janë të të djathtës natyrale. Kastriot Islami del e thotë tani që aspiron të përfaqësojë të djathtën shqiptare në Parlamentin Europian. Tentuam koalicion parazgjedhor me partinë e Gjergj Bojaxhiut dhe FRD-në e Bamir Topit. Nuk i kemi mbyllur derën askujt por në mënyrë kategorike do kishim vendosur disa kushte të panegociueshme. Partia jonë është kundërshtar ideologjik i PS, LSI dhe partisë së Blushit. Nuk janë kundërshtarët tanë ideologjik partia e Bojaxhiut dhe partia e z.Topit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë