TIRANË - Bilanci i vitit 2024 me disa nga ngjarjet më të bujshme të politikës dhe krimit u bë mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’. Gazetarja Keti Banushi e sheh bilancin në prizmin e SPAK, duke theksuar se këtë vit janë goditur të paprekshmit.
'Po preken të paprekshmit. Më parë një çështje mendohej se do mbyllej apo pushohej. Më e rëndësishmja ishte arrestimi i Ilir Metës. U bënë realitet në 2024. Por ndodhi që u arrestua dhe tani është i arrestuar. Berisha u mor i pandehur dhe u çua në gjykim. U rihap 21 janari, po hetohet. Po ecën me ritme. U arrestua Ilir Beqajn. U arrestua Jurgis Çyrbja për përdorimin e Sky. Kemi dërgimin në gjyq të Plarent Ndrecës. Ka pasur gamë të gjerë, politikanë nga të gjitha llojet. Nuk shoh standard të dyfishtë.'
Gazetari Esido Barkaj renditi disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit që po lëmë pas.
'Ka patur ngjarje dramatike, por edhe interesante. Përplasje mes grupeve kriminale të lidhur me politikë por edhe ngjarje sensitive. Janari nisi me një ngjarje të rëndë në Vlorë, ku u vra Gëzim Sinomati me snajper në ballkon. Ngjarje të përsëritura dhe përplasjet mes grupeve kriminale janë ashpërsuar. Bilanci i 2024 ka qenë i rënduar në krahasim me 2023. Duhet ti mbajë këto kusure Rrumbullaku. Mori një polici ku ishte më i menaxhuar situata me krimin. Kemi dhe ngjarjen e rëndë në Shën Vlash. Ku fëmijët vranë babanë e tyre. Kujtojmë dhe ngjarjen në Shkodër ku nëna u hodh me fëmijët nga Ura e Bunës, si dhe vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë.'
Sakaq, demokrati Ilir Alimehmeti mendon se korrupsioni është një nga problemet madhore të vendit që u vu në pah edhe këtë vit. Por, shton ai, ky problem nuk zgjidhet me 20 prokurorë të SPAK, por duhet parandaluar.
'Nëse mendojmë se korrupsioni do zgjidh me 20 veta mendojmë gabim. Duhet ta parandalojmë. Ata merren pasi korrupsioni ka ndodhur. Në rastin Beqaj iu dha detyrimi me paraqitje, dhe direkt Kryeministri i dha pozicionin e drejtorit SASPAC. Nëse mbani mënd në sallë, ishin Soreca, zonja Kim dhe u larguan. Abuzoi fondet e SASPAC dhe për ata është në arrest në burg. Me 20 prokurorët nuk zgjidhet. Duhet vizion. Dënimi duhet, po pasi të ketë kaluar.'