Bashkëqeverisje, në 5 muaj 4454 ankesa, Rama: Ka ende parazitë dhe grabitqarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e 5-muajve të parë të ndërveprimit përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al me njerëzit e zakonshëm. Në bilancin e publikuar, kryeministri thotë se janë shqyrtuar në total 4454 ankesa në total, ndaj bën apel që shqiptarët të besojnë tek fuqia e portalit.

“Ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,-shkruan Rama.

Nga të dhënat grafike të publikuara në faqen e Facebook-ut të kryeministrit bie në sy se ministrja e cila kryeson në numrin e ankesave është ajo e Drejtësisë, që menaxhon dhe çështjet pronësore, me plot 1326 ankesa. Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave qytetare, ku 187 njerëz të thjeshtë të identifikuar me kartë identiteti, i janë drejtuar portalit shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat shtetërore.

Shkarkoni dokumentin

“Apeli ynë për të gjithë, pa dalim bindjes e përkatësish politike, është: regjistrohuni në koalicionin e madh bashkëqeverisës dhe përmes një mesazhi, cdo ministër vihet drejtpërdrejt në dispozicionin tuaj”, thuhet në materialin bashkëlidhur bilancit. Në këtë bilanc kryeministri ka zgjidhur edhe 10 raste tipike suksesi se si qytetarët kanë zgjidhur problemet përmes portalit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastriot: 06/02/2022 19:19

    Pershendetje, Zoti Rama jam nje emigrant ne Itali, prej shume vitesh, vjehrra ime ka apartament ne Pogradec ,( i viteve 1990) tashme prej me shum se dy vitesh jam duke bere aplikim mbas aplikim per te pasur certifikaten e pronesis, nuk po ja dal dote, Ju lutem me qe po lexoja ketu qe jeni angazhuar me vendosmri per heqjen e plages se korrupsionit ne administraten shteterore, ku munedem te zgjith problem ? i jam drejtuar edhe me email tek:[email protected] por edhe ata per fate te keq me pergjigjen qe duhet ti permbahem cfare kerkon ASHK e Pogradecit ,, u rraskapitem saqe vjehrra ime po akuzon probleme shendetsore ne lidhje me kete problem , ( Ju informoj qe apkimin e pare e ka bere ne shkurt 2020) falemiderti per mirekuptimin mendoj se nuk eshte vendi i duhur por nuk dime si t'ja bejme me. Me Nderime Polisi.K

    Përgjigju
  • jani: 26/03/2018 09:18

    je katandisur si gjyshet e Vunoit z kryeminister, ngele ne tv nëpër portale . punes i ke bere topin, varferia eshte e pranishme kudo, akuzon administraten thua se ata vetem vjedhin dhe harron qe ti me nje te rene te lapsit merr ryshfet sa e gjithe administrata per 100 vjet. do ngelesh ne histori si njeriu i portaleve si kardashiani por ne versionin kryeminister. gjithe bota zgjedh kryeministra te shkolluar ne universitetet me prestigjoze biles edhe me teori ne fushen ku kane studiuar ndersa ne zgjedhim piktor te pashkolluar. mjere njerzit kur qeverrisen nga ty shpura jote e te paafteve dhe nga fuga.

    Përgjigju
  • Tiron: 25/03/2018 22:34

    Ti parazit per vete .....bo sikur po puno hajdut ordiner je ! Mjer idiotat qe te kan dhen voten

    Përgjigju
  • riku: 25/03/2018 19:55

    i pari,Ti

    Përgjigju
  • sapa: 25/03/2018 19:13

    Ke pese vjet qe je ne krye Deshtak!Edhe nje coban dhish te ishte ne krye do ju kishte treguar vendin maskarenjve!Po keshtu eshte ,kur hajnat bejne marreveshje hajnash nuk kane te drejte morale te denojne hajnat!

    Përgjigju
  • Anton: 25/03/2018 17:55

    Parazite si puna jote dhe e bashes

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 25/03/2018 17:39

    Shiko ata parazitet qe kane zhvatur nga buxheti i shtetit shqiptar 860 milion euro vetem gjate vitit 2017 dhe pastaj laj gojen per te folur per morrat!!

    Përgjigju
  • Shënjestra: 25/03/2018 16:28

    Zoti Kryeminister qeroji sa me pare keta paraziter qe ke futur ne parlament, sikur te jepje nje urdher verifikimi ne lidhje me kete deputet, do kishte shum kuptim per shtetin dhe kabinetin qe ti drejton.

    Përgjigju
  • Blenard: 25/03/2018 14:36

    Po mire mo ram po pse nuk e fillon me keta hajdut kaloi 4 vjecari qe te pengonte lsleshi tani leri pordhet se vitin tjeter kemi prap zgjedhje mos e harro e xhan

    Përgjigju
  • ERTV: 25/03/2018 13:18

    PENCIONISTET ne meshire te fatit per cfare prallash derdellis ky I droguar Me banden e HAJDUTEVE PUSHTETARE QE BEJNE SIC I THOTE AI MASHTRON POPULLIN

    Përgjigju
  • Nik ziaj: 25/03/2018 13:14

    Po pse i le akoma parazitet ti ore!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën