Bilanci i rrëmujës tragjike së pelegrinazhit të përvitshëm që bëhet në Mekë përkeqësohet duke arritur në 769 të vdekur dhe 934 të plagosur, njoftoi sot ministri saudit i Shëndetësisë, Khaled al-Faleh.

Një bilanc i mëparshëm për dramën që ndodhi të enjten gjatë ritualit të goditjes me gurë të shejtanit në Mina, pranë Mekës, fliste për 717 të vdekur dhe 863 të plagosur.

Gjithashtu edhe më 11 shtator, më pakë se dy javë para fillimit të pelegrinazhit të përvitshëm, më shumë se 100 besimtarë u vranë për shkak t[ rënies së një vinçi gjigant mbi Xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë për fenë islame.

Këto ngjarje e kanë shndëruar pelegrinazhin e ketij viti si më të përgjakshimin e 25 viteve të fundit./ATSH/

meke foto

meke foto

meke foto


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )