'Dosja K'/ Zina Gjura: Si i shpëtova vdekjes në kampin e internimit në Tepelenë

Sezoni i ri i ‘Dosjes K’ nis me historinë e një vajze 9 vjeçare që i shpëtoi vdekjes në kampin e internimit në Tepelenë.

Zina Gjura është një prej fëmijëve të mbijetuar të këtij kampi vdekjeprurës. Ajo u internua aty në fillim të vitit 1949, pak muaj pas arratisjes së vëllait të saj piktorit të njohur Lin Delia.

Zina ka shumë kujtime të hidhura nga jeta e dy viteve në atë kamp, ku ajo së bashku me prindërit dhe vëllezërit do të mbijetonin vetëm falë Zotit.

Ajo tregon një varg kujtimesh drithëruese për vdekjet e shumta që ndodhnin në kampin e internimit, kryesisht fëmijë të vegjël dhe pleq, tregon për urinë torturuese për çdo ditë që kaluan aty, për varrimet traumatike mes ulërimave e më pas, zhvarrimet dhe rivarrimet diku më larg kampit pasi nuk kishte më vend aty. 

Kujtimi më i hidhur për të mbetet historia e nënës së saj e cila për mungesë mjeku në kamp për pak sa nuk humbi jetën. Dita e lirimit të tyre nga internimi po ashtu ishte shoqëruar me një varg andrallash, pasi ata do të mbeteshin edhe për 6 muaj të tjerë në kamp pasi nuk gjendej një makinë për ta për ti transportuar deri në Shkodër.

Zina Gjura mbetet një prej dëshmitarëve të vyera që jeton ende me kujtime të kthjellëta rreth jetës së tmerrshme që kaluan në kampin e Tepelenës mijëra fëmijë, burra gra e pleq.

Rrëfimet emocionuese të Zinës, për arratisjen e vëllait të saj piktorit Lin Delia, që u bë shkak për internimin e familjes në Tepelenë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm