Bilbao i jep fund shpresave të At.Madrid për titull, Spal shtang Romën

Bilbao i jep fund shpresave të At.Madrid për titull, Spal shtang Romën

Momente nga ndeshja Athletic Bilbao-Atletico Madrid

Atletico Madrid me shumë mundësi është përshendetur me titullin këtë sezon të “La Liga-s’ pasi në javën e 28 të kampionatit është mposhtur 2-0 nga Athletic Bilbao. Në “Estadio San Mames” të besuarit e Simeone-s u panë ende të shokuar nga eliminiminë “Champions” dhe asnjëherë nuk u ngritën në nivelin e pritshmërive.

Ndërkohë të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, fillimisht nga Williams dhe më pas nga Kodro. Kjo humbje në ndeshjet e ardhshme mund t’i kuhstojë edhe vendin e dytë Atletico Madrid, duke patur parasysh që Reali më herët në debutimin e Zidan mposhti 2-0 Celta Vigo-n.

Në “Seria A” Roma ka pësuar një disfatë e cila mund të rezultojë fatale përsa i përket objektivit ‘arritja e nje vendi që të çon në Champions sezonin e ardhshëm’. Verdhekuqtë janë mposhtur 2-1 në transfertë nga skuadra e Spal. Fillimisht të besuarit e Ranierit e panë veten në disavantazh në minutën e 22, por edhe pse arritën të barazojnë me Perrotin nuk mundën të dilnin me pikë nga ky takim, pasi Petagna realizoi golin e fitores për vendasit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim