Bilbil Mete dha dorëheqjen nga drejtësia, por Vetingu e thërret në seancë dëgjimore! Prokurori nën verifikim prej dy vitesh
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Në 25 shtator 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë protokolloi një kërkesë të Bilbil Metes, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për t’u larguar nga drejtësia. Njëzetë ditë më pas, në 15 tetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi pranimin e dorëheqjes së prokurorit dhe deklarimin e statusit të magjistratit. Sipas këtij vendimi, dorëheqja do të hynte në fuqi në 31 tetor 2020. Për këtë vendim, Këshilli ka njoftuar dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, meqenëse Mete ishte në proces verifikimi që në muajin nëntor të vitit 2018, pra mbi dy vite.
Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, Komisioni i Vetingut ka planifikuar një seancë dëgjimore me Bilbil Meten, me qëllim për ta njohur me rezultatet e verifikimit dyvjeçar për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Sipas njoftimit të KPK, seanca dëgjimore do të mbahet mesditën e datës 2 dhjetor 2020, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari. Mbetet për t’u parë nëse planifikimi i seancës dëgjimore është një keqkuptim i KPK apo pas seancës fshihen rrethana të tjera.
Mete e kërkonte dorëheqjen nga detyra me motivacionin se mbushte moshën e pensionin. Por, gjatë mbledhjes së KLP-së, anëtarët theksuan se me ligjin e ri mosha e dalje në pension të prokurorit është 67 vjeç dhe jo 65 vjeç. Në këto kushte, KLP e miratoi dorëheqjen e prokurorit jo për shkak të moshës së pensionit, por bazuar në vullnetin e tij të lirë për t’u larguar nga drejtësia. Ndërkaq, Mete është edhe anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta zëvendëson zonjën Arta Marku.
Vendimi i KLP për largimin e Bilbil Metes nga drejtësia
Njoftimi i KPK për zhvillimin e seancës dëgjimore për Bilbil Meten
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37