Mjekët kanë vendosur që të ndërpresin procesin e zgjimit për 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher. Kështu shkruan sot e përditshmja prestigjioze gjermane ‘Bild’.

Sipas gazetës procesi i zgjimit të kampionit po ecën me hapa të ngadaltë dhe për këtë arsye, mjekët kanë vendosur ta ndërpresin përkohësisht procedurën për shkak të disa komplikimeve.

Lajmet e fundit zyrtare në lidhje me gjendjen e Schumit datojnë që në muajin Janar kur menaxherja Sabine Kehm deklaroi se bluzat e bardha nisën procedurën standarde për nxjerrjen e tij nga koma klinike ku ishte futur me qëllim për të evituar dëmtimet e mëtejshme në tru.

Nga spitali i Grenoble nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e gjermanit, përvec deklaratës së familjarëve pak ditë më parë që të mos aludonin më në lidhje me gjendjen e Michael-it.


d.b/shqiptarja.com