Bild: Schumacher ka përmirësime
do të transferohet në tjetër klinikë

Ndizen shpresat për Michael Schumacher. 94 ditë pas aksidentit të tmerrshëm duke bërë ski në Alpet franceze, gazeta gjermane 'Bild' raporton për sinjale përmirësimi në gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher që vijon të jetë në koma në spitalin e Grenoble. Sipas burimeve të gazetës gjermane, 7 herë kampioni I botës në F1 mund të transferohet në një tjetër klinike rehabilitimi.

Menaxherja e Schumit, Sabine Kehm konfirmon shenjat e përmirësimit por pa e ekzagjeruar: "Ka sinjale përmirësimi që na japin kurajë, nuk është në gjëndje vegjetative ashtu siç raportojnë, por duhet të jemi të kujdesshëm".

Ajo ka mohuar kategotikisht që bashkëshortja e gjermanit ka kërkuar që ta transferojë në shtëpinë e tyre në Zvicër, por zërat për transferimin në një klinikë rehabilitimi janë shtuar edhe më shumë.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden