Bileta elektronike për urbanët më e shtrenjtë për qytetarët? Gonxhja për Report TV: Mund të ndodhë, por do të rimbursojmë kostot! Do të rishikohen licencat

TIRANE-Transport publik më cilësor, biletë elektronike dhe formalizim i flotës së urbanëve, janë këto pikat kryesore që përfshihen në paketën e transportit që do të prezantohet në shtator. “Idetë kryesore janë gjithçka e formalizuar në mënyrë që të na mundësohet ne që të dinim qartë se kë të ndihmonim dhe kë jo, si linja si rrugë si kosto. Por kjo nuk bëhet dot nëse nuk bëjmë biletën elektronike dhe sisteme monitorimit të plota. Do të zgjidhet fillimisht çështja e formalizimit dhe fiskalizimit dhe më pas do të kalojmë tek flotat, dhe përmirësimi dhe rinovimi i flotave që janë në përdorim”, shprehet drejtori i DPSHTRR, Bledi Gonxhja.

Një formalizim i këtij shërbimi publik dhe futja e teknologjisë në mes mund të sjellë edhe rritje të çmimit të biletës, por sipas drejtorit të Transportit kjo nuk do të lejohet. “Qëllimi kryesor është të mos ketë rritje çmimi dhe në rast se do të ketë rritje kostosh për shkak të cilësisë, ne do të ndërhyjmë që ta kompensojmë koston por me një sistem sepse pa një sistem nuk bëhet”, sqaron ai.

Në sitën e formalizimit të sektorit do të kalojnë të gjitha licencat e marra nga operatorët. “Siç kemi pasur asfalt elektoral kemi pasur edhe licenca elektoral, kemi pasur edhe linja elektorale, kemi pasur edhe feude, kemi zona me feud të cilët thonë që terminali është i imi, transporti i imi, ti kalo nga mali unë nga tuneli. Licenca hajt ta marrim një herë se pastaj do të shoh se si do të bëj. Edhe ata duhet ta kuptojnë që kjo ka për të qenë një situatë që në radhë të parë, gabimi ka qenë i tyre sepse kanë marrë një licencë që nuk sjell leverdi dhe pa leverdi ekonomike nuk ka shërbim cilësor”, pohon Gonxhja.

Sipas Gonxhes për të rritur cilësinë e transportit publik në të gjitha kategoritë duhet fillimisht ndarja e linjave në zonat me rëndësi ekonomike dhe të bëhen disa skema pagesash për kilometrat e bëra ose për zonën ku udhëton. “Në bregdet për ne është shumë me rëndësi, apo Rinas – Tiranë apo rrugët kryesore që janë më strategjike që mund të kenë më shumë rëndësi që ne të kemi transport me fluks më të lartë apo më shumë cilësi, sesa një zonë që ka nevojë për një transport më spartan.

Të gjitha këto do të bëjnë që ne të kemi kategori të ndryshme çmime dhe pagesash. Mund të kemi skema pagesash me kilometër mund të kemi skema pagesash me incentiva dhe këto mundësohen nëse kemi një sistem, të cilin ne e kemi konceptuar në atë që e quajmë e-transporti”, thotë drejtori i DPSHTRR-së.

Por në mbështetje të operatorëve të këtij sektori do të vijnë edhe nismat e qeverisë, për heqjen e TVSH-së dhe tatim-fitimit. Sipas informacioneve janë rreth 80% e subjekteve që mund të përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patenta: 22/07/2020 14:57

    O kokrra e legenit ! Ti merr nga patentat mbi 400 mikion keke bakshishe ne muaj! Dhe te shkon goja brisk O jevg!

    Përgjigju
  • liku: 27/06/2020 17:30

    Ik ore gonxhe se tiranen e permbyte nje here duke u larguar nga bashkia tani dole prap ne skene me autobuzet qe jane blere ne varreza do te luash me qytetaret te ngresh cmimin e biletave se te preket interesi alb trans.

    Përgjigju
  • Ggg: 27/06/2020 15:50

    Ceo gje e beni gjoja ne emer te formalitetit... ne te vertete e beni vetem per te zhvatur sa me shume kete popull te stervuajtur.... harram i paci dhe inshallah zoti jua shperblefte ashtu sic e meritoni... hajduter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime