‘Bileta’ për në Britani, shqiptarët po gjejnë zgjidhjen te martesat e rreme që të mos largohen! BBC: Të përfshira edhe bandat

‘Bileta’ për në Britani, shqiptarët po gjejnë zgjidhjen te martesat e rreme që të mos largohen! BBC: Të përfshira edhe bandat

Foto ilustruese

Që pas daljes nga BREXIT, qindra qytetarë po përdorin martesa false për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, por asnjë nga ata nuk është ndjekur penalisht. BBC ka publikuar disa statistika në të cilat thuhet se deri më tani 365 çifte kanë përdorur martesat e rreme, që t’iu mundësojnë qytetarëve të BE-së qëndrimin në Britani.

Sipas BBC, deri më tani nga autoritetet britanike nuk është ndjekur penalisht asnjë person në një martesë të rremë, ndërsa ndjekja e fundit penale ka qenë katër vjet më parë. Ndërkohë, që gjatë pandemisë ka pasur më pak hetime.

Në vitin 2018, skema e zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në MB pasi vendi doli nga BE. Ata duhej të ishin rezident deri në dhjetor 2020 dhe të aplikonin për leje qëndrimi.

BBC shkruan se shumë shtetas, për të qëndruar në Britani të Madhe, kanë lidhur martesa të rreme. Në shkrim thuhet se disa individë pranojnë martesat e parave kundrejt parave. Në martesat e rreme shpesh përfshihen edhe nga bandat e krimit të organizuar.

BBC ka zbuluar se nga marsi 2018 deri në fundit të shtatorit 2021, janë gjetur 365 martesa të rreme midis një shtetasi të BE-së dhe një shtetasi jo-BE. Ndjekja e fundit penale nga autoritetet britanike kanë qenë në vitin 2018, ku nëntë persona u dënuan dhe katër prej tyre u larguan nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë, që nga viti 2020 askujt nuk i është hequr leja për të qëndruar në Britani. Në skemën e martesave të rreme janë përfshirë shumë shtetas të BE-se, ndërsa lista kryesohet nga Shqipëria, ku konkretisht nga 365 martesa të rreme, në 146 janë shqiptarë të përfshirë.

Dr Ervin Muço i tha BBC Neës se shqiptarët paguajnë bandat kriminale për të marrë një ‘biletë’ për të nisur një jetë të re në Britani.

“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë. Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende. Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet evropiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar evropian. Dhe për shkak se Britania ishte anëtare e BE-së, shumë shqiptarë janë tërhequr nga Britania e Madhe”.

Ish-shefi i policisë Prof Krenar Ahmeti, në Universitetin e Tiranës, pranon se bandat e krimit janë shumë të përfshira në këtë skemë.

"Çdokush që aspiron të jetojë në një vend të pasur e di se ka disa dokumente kyçe që u nevojiten nëse do të integrohen në atë shoqëri, por ata gjithashtu shpesh kanë nevojë për një organizatë për t'i ndihmuar ta arrijnë këtë."/Përshtati në shqip nga BBC, Shqiptarja.com

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'